Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 14:32

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.

Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në sesionet e këtij samiti, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ja postimi i plotë i Abrashit në Facebook:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2015, i cili sapo ka filluar punimet në Vjenë.

Në këtë samit shumë të rëndësishëm për rajonin, janë të pranishëm edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak, Werner Faymann, komisionerja Evropiane, Federica Mogherini, kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve të tjera evropiane, të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Në sesionet e këtij samiti, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë samitit do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.