Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 08:07

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se takimet me qeveritarët serbë në Bruksel nuk janë takime të cilat bëhen për fushatë por janë takime në të cilat tentohet të zgjidhen problemet të cilat për pesëmbëdhjetë vite me radhë e kanë ngulfatur Kosovën dhe po paralizojnë institucionet që të merren me çështjet jetike.

“Është me interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj që të përfundojnë me sukses marrëveshjet në disa fusha me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve”, ka shkruar ndër tjerash kryeministri Mustafa në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Qytetare te nderuar

Eshte ne interes te Kosoves dhe qytetareve te saj te perfundoj me sukses marreveshjet ne disa fusha me Serbine, me ndermjetesimin e BE-se dhe mbeshtetjen e SHBA-se.

Gjate dites se djeshme eshte biseduar ne nivel teknik per energjine, lirimin dhe levizjen mbi uren e Ibrit, qe lidh pjesen jugore dhe veriore te Mitrovices dhe per parimet per themelimin e Asociacionit te Komunave me Shumice Serbe.

Gjate dites se djeshme jemi takuar me ekipin tone teknik dhe ne biseda te ndara edhe me perfaqesues te BE-se dhe te SHBA-se.

Vleresoj se eshte arritur progres i caktuar, nderkaq jane disa ceshtje te cilat do t’i trajtojme sot ne nivel te kryeministrave te dy vendeve.

Marreveshjet qe mund te arrihen jane ne interes te sovranitetit te vendit dhe te integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Ceshtja e energjise, e asociacionit te komunave, kodit telefonik dhe levizjes ne uren mbi Iber, jane diskutuar gjate, me vite te tera.

Ky fakt tregon se jane trajtuar ne menyre te hollsishme mundesite si dhe korniza kushtetuese e ligjore dhe nuk eshte vepruar dhe nuk do te veprohet ne arritjen me cdo kusht te asnje marrveshjeje.

Ju siguroj se kemi analizuar dhe kemi konsultuar ekspertizen e brendshme dhe nderkombetare per cdo teme dhe per cdo element te saj dhe se do te kerkojme rrugzgjidhje e cila krijon prosperitet per vendin, fuqizim te rendit kushtetues dhe progres ekonomik. 

Ketu nuk kemi ardhur te bejme fushate, gjendemi ketu te zgjidhim problemet, te cila pesembdhjete vite me radhe po e ngulfasin Kosoven dhe po na paralizojne te merremi me ceshtjet tona jetike.

Paralizimi i pavaresise dhe funksionalitetit te shetit te Kosoves iu konvenon vetem atyre qe akoma jetojne me mendesine e se kaluares, por besoj se ka ardhur koha te hiqet dore nga kjo mendesi. IM