Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 11:28

Mustafa e Stavileci në konferencë për media, Foto: Bujar Tërstena Mustafa e Stavileci në konferencë për media, Foto: Bujar Tërstena

Marrëveshja për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë dhe për kodin telefonik, pritet të arrihet në fund të këtij muaji.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media, ku prezantoi të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, minierave dhe energjetikës.

Në këtë konferencë të përbashkët me ministrin për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavilecin, kanë folur për perspektivën që institucionet e Kosovës kanë në raport me zhvillimin energjetikës në vend.

Kryeministri Mustafa ka premtuar se së shpejti do të zhvillohet procesin për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re së shpejti do të zhvillohet procesit i tenderimit për kompaninë e vetme që ka mbetur në garë. Ndërsa në plane është edhe revitalizimi i TC Kosova A”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Ai ka folur edhe për punën që është duke u bërë në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik me Shqipërinë.

“Jemi duke punuar që të sigurojmë edhe tregun e përbashkët të energjisë. Aktualisht jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Shqipërisë lidhur me këtë aspekt dhe, presim që në vitin 2016 të kemi një linje të përbashkët”, është shprehur Musatafa.