Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 14:15

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që të merren masa ndaj të gjithë atyre që e shkelin ligjin dhe nuk i respektojnë rregullat e shtetit.

Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për vizitën e Gjuriqit në Mitrovicë pa lejen e institucioneve të vendit.

“Duhet të merren masa ndaj njerëzve që e shkelin ligjin dhe nuk i respektojnë rregullat e shtetit”, ka thënë Mustafa, të premten gjatë vizitës në komunës e Skenderajt.