Lajme Shqip Saturday, 06 July 2013 12:51

Prishtinë – Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka fajësuar poziten për mosmiratimin e Projektligjit për amnistinë. Sipas tij, disa deputetët e PDK-së dhe partive të tjera në pushtet kanë munguar në seancë kur është votuar ky projektligj. Ndërsa arsyeja e votimit të LDK pro këtij ligji, sipas Mustafes ka qenë duke kërkuar që këtij ligji t’i hiqet neni 3, të fuqizohet neni 5, që të mos amnistohen veprat e vrasjes apo lëndimeve trupore.

Ai në një intervistë për RTK ka thënë se duhet të ngushtohen dhe racionalizohen veprat të cilat amnistohen, të adresohen qartë problemet, dhe zbatimi të jetë valid për vepra të njëjta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sa i përket mbështetjes së këtij subjekti politik të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mustafa ka thënë se mbështetjabazohet në caktimin e disakornizave sa i përket integritetit, sovranitetit dhe nëse nuk e preket rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai ka folur edhe për çështjen e veriut, duke thënë se ajo problematikë është e të gjithë politikës në vend, dhe se në veri për 15 vjet nuk është arritur asnjëherë të ushtrohetpushtetin ekzekutiv dhelegjislativ i institucioneve të Kosovës, prandaj ka thënë seja vlen ta zgjidhetai problem.

“Pjesa e veriut do të integrohet vështirë në qoftë se serbët që jetojnë në veri nuk besojnë se ata nuk do të burgosen, nuk do të keqtrajtohen, se ata nuk do të merren nesër me gjyqësinë, janë disa forma të cilat nuk po i aplikojmë për herë të parë, i kanë aplikuar edhe shtetet tjera, i ka aplikuar edhe Maqedonia edhe Serbia, edhe shtetet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Mustafa, raporton K.Press.

Mustafa thotë se janë bërë lëshime në Bruksel, sa i përket hapjes së gjykatës në veri të vendit, pasi që nuk dihet se si mund të funksionojë, mënyrës së emërimit të komandantit të Policisë së Kosovës, e që sipas Mustafës mungon baza ligjore sa i përket mënyrës së përzgjedhjes se këtij komandanti.

Sa i përket ditës kur u votua marrëveshja, Isa Mustafa ka thënë se protesta është e lejuar në demokraci, por assesi të pengohet puna e kuvendit dhe e deputetëve, dhe veçmas pengimi i diplomatëve të huaj. Miqësia me ShBA, sipas Mustafës është edhe interes i qytetarëve të Kosovës.

Kreu i LDK-së ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ndihmës zëvendëssekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, kanë kërkuar që Kosova të shfrytëzojë rastin për arsye se Serbia po kushtëzohet në realizimin dhe implementimin e marrëveshjes, dhe se ShBA nuk shprehë dyshim në kohezionin e forcave politike në Kosovë. Me Reeker, ai thotë të ketë diskutuar edhe sa i përket datës së zgjedhjeve për të cilën Mustafa thotë se është datë e vonshme.

“Unë sot ja shtrova këtë edhe zotit Reeker, ai tha se problemi themelor është që praktikisht marrëveshja është vonuar, sepse po të bëhej marrëveshja dy muaj përpara atëherë çdo gjë do të ndodhtë dy muaj përpara edhe me kalendarin e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa , është shprehur se janë të pakënaqur me datën e caktuar për zgjedhjet lokale, sepse sipas tyre është e pakuptimtë që zgjedhjet të shtyhen kur dita shkurtohet.

Ai thotë sepatën marrë premtime nga presidentja se do t’i shpallë zgjedhjet në fund të shtatorit ose gjatë tetorit. Objektivisht qytetarët e kanë më lehte të dalin për të votuar, sipas Mustafës dhe do të llogariteshin si zgjedhjemë të pastra dhe kontrolluara kur votohet në dritë, sepse shpesh ka ndodhur të ketë probleme me energji elektrike. Sipas tij mbajtjen e zgjedhjeve kur dita është më e gjatë e praktikojnë shume shtete demokratike.