Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 16:11

Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci dhe kryeministri Isa Mustafa u takuan sot për të diskutuar lidhur me përgatitjet dhe gatishmërinë e Qeverisë për përfundimin e mandatit të EULEX-it në qershor 2016.

Në njoftimin e misionit të BE-së rreth këtij takimi theksohet se EULEX-i i gëzohet vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me kryeministrin dhe autoritetet e Kosovës për ta siguruar plotësimin e standardeve dhe arritjen e përparimit të fuqishëm gjatë 10 muajve të fundit të mandatit të tij.