Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 11:39

Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa shprehu dyshimin në seriozitetin dhe gatishmërinë e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Serbi.

”Serbia po përdor marrëveshjen për t’i hapur vetes rrugë për integrime evropiane. Nëse zbatimi i saj nuk fillon deri me 20 qershor, ky do të ishte mashtrimi i radhës, jo vetëm për Kosovën por edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha Mustafa për Radio Kosovën. 

Ai gjithashtu ka folur edhe për çështjen e reformës zgjedhore, ndërsa ka thën se janë përafruar qëndrimet mes subjekteve politike për zonën zgjedhore, që të ketë vetëm një zonë zgjedhore. Ai tha se janë përafruar qëndrimet që në zgjedhje të shkohet me lista të hapura.