Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 14:41

Paraljmërimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare (AKSH) në jug të Serbisë, ka ngjallur reagime të ashpra nga ana e Qeverisë së serbisë. Por strukturat udhëheqëse të shqiptarëve në Luginën e Preshevës shprehen të vendosur për themelimin e AKSH-së në Serbi.

Sipas, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, përgaditjet për themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Shqiptare do të fillojnë gjatë ditës së nesërme në mbledhjen e cila do të mbahet në ora 12 me kryetarët, këshiltarët dhe liderët e komunave me shumicë shqiptare.

Musliu në një prononcim për ORAinfo, ka thënë se Asociacioni doemos do të themelohet gjatë ditës së nesërme.

 “Teknikisht jemi të përgaditur, në mbledhjen e nesërme janë të ftuar këshillltarët, liderët, dhe nesër në ora 12 të ditës së nesërme dhe do vazhdoj. Aty do të debatohet për prurjen e vendimit të asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi”, ka thënë Musliu për ORAinfo.

Musliu foli edhe për deklaratat e Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili tha se shqipëtarët për themelimin e AKSH-së “duhet të reagojmë me mençuri dhe urtësi, por nëse do të duhet, atëherë do ta tregojë forcën”. Musliu iu përgjigj Vucicit duke thënë se gjuha e Vuçiqit tashmë ka kaluar.

“Gjuha e dhunës dhe ajo e Dacicit tashmë kanë kaluar dhe ne jemi këtu në Luginë të Preshevës, Nesër me kismet seanca do të vazhdoj dhe do të pret vendimin për bashkimin e komunave shqipare”, ka thënë Musliu për ORAinfo.

“Ne nuk jemi për dhunë . ne po i kërkojmë vetëm të drejtat e tona. Po kërkojmë që të jemi në mënyre reciproke dhe të shkoj seanca mirë. Europa nuk mund të punoj me dy standarde, ndryshe për serbet e ndryshe për shqiptaret në luginë të Preshevës”, ka shtuar ai.