Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 18:19

Ministrja Hikmete Bajrami tha se do të shërbehen nga Vala pa tender, për shkak se e mundëson direktiva e BE-së. As një kompani sllovene në Kosovë nuk përdorë numra të Vala-s. As importuesit e mallrave sllovenia

Ministrja  e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se institucionet shtetërore kanë të drejtë që pa procedura të prokurimit të kontraktojnë shërbimet publike, siç është Vala. Kjo sipas tij bazohet në direktivat e BE-së. Bajrami ka thënë se ka dhënë urdhër që të lidhet marrëveshje me Valën.

“Unë jam e vetmja ministre e kësaj qeverie që kam bërë thirrje në ministrin time që shërbimet të blihen prej Valës e jo prej Ipkosë dhe besojë kam një arsyetim. E para në bazë të direktivave të Bashkësisë Evropiane, qeverisë dhe institucioneve qendrore ju jepet e drejt për të blerë shërbime prej një ndërmarrje publike pa procedura  të tenderimit. Unë kam gjetur aty që pa procedura të tenderimit kemi blerë shërbime prej kompanisë IPKO. Një gjë tjetër që duhet ta keni parasysh është  që ne jemi aksionar të Telekomit ku drejtpërdrejtë marrim divident. Kjo ka qenë për t’i evituar  shkeljet e gjetura në raportin e Auditorit të Jashtëm. Jemi shumë të angazhuar që kompanisë IPKO ti krijohen kushte të barabarta për operim. Ministria e Administratës Publike ka memorandum të bashkëpunimit me Valën dhe Telekomin e Kosovës, nëse e keni pasur fjalën aty unë kam bazë ligjore dhe mund të argumentojë atë”, ka thënë ministrja Bajrami, përcjell Lajmeshqip.com.

Këtë Bajrami e ka thënë se përgjigje në kërkesën e Zëdhënësi të IPKO-së, Alban Kastrati i cili ka  kërkuar që të ndalen thirrjet për shkeljen e ligjit të prokurimit dhe konkurrencës nga ana e institucioneve kur është në fjalë kontraktimi i shërbimeve telefonike.

“Po tentohet të krijohet një ambient ku sektori publik punon vetëm me sektorin publik dhe nuk i jipet hapësirë sektorit privat. Ne e dimë që ky nuk është përcaktim i qeverisë dhe nuk duhet lejohen thirrje të tilla për shkelje të hapurat ligjit. Kërkojmë mundësi të barabarte për operim në treg dhe krijim të kushteve që konkurrenca zhvillohet e papenguar”, ka thënë Kastrati.

Ralisht, Sllovenia mbron fuqishëm operaton e vet shtetërorë, IPKO-n. Asnjë biznes slloven në Kosovë i drejtpërdrejt nuk përdorë numeracion të operatorit të Kosovës, Vala.

Numra të Vala-s nuk përdorin as bizneset që importojnë nga Sllovania apo janë përfaqësues të produkteve sllovene si NLB Banka, kompania e sigurimeve, Ilira, Dukagjini,  Bucajt etj etj./Lajmeshqip.com/