Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 19:07

Tiranë- Vazhdon të jetë e rënduar situata e rrugëve në verilindje dhe juglindje të vendit për shkak të rreshjeve të borës dhe temperaturave disa gradë nën zero që kanë përfshirë pothuaj gjithë vendin.

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit i kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të udhëtojnë në këto zona të jenë të paisur me zinxhirë per shkak të trashësisë së madhe të bores, veç kësaj të janë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.

Sipas informacionit më të fundit në qarkun e Dibrës, vazhdojnë rreshjet e borës të shoqëruara me erëra te forta, stuhi bore, fortune. Në aksin kryesor Ura e Skurajve-Klos-Bulqizë-Peshkopi-Muhur-Q.Draj, deri në Reç qarkullohet me zinxhirë. Segmenti në vazhdim deri në Q.Draj është i bllokuar. Situata më problematike paraqitet në sektorin e Bulqizës segmenti Bajkal-Q.Bualli ku qarkullimi kryhet me shumë vështirësi, me zinxhirë për shkak të pamjes së kufizuar nga era e fortë. Aksi Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Stëblevë deri në Ostren i Vogël qarkullohet me zinxhirë, në vazhdim deri në Stëblevë e bllokuar. Situata ndiqet në vazhdimësi për të gjithë akset.

Në qarkun e Elbasanit, në Q.Krrabë në aksin Elbasan-Kaçolitë, Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë qarkullimi kryhet pa probleme, pa zinxhirë. Aksi K/Labinot Fushë- Monument Bizë e kalueshme deri në Qafën e Shmilit. Aksi Librazhd-Stëblevë deri në F.Studë qarkullohet me zinxhirë, pjesa në vazhdim 2km. është e bllokuar deri në Stëblevë. Po punohet me të gjitha mjetet për hapjen e këtij segmenti.

Në qarkun e Korçës, ka rreshje bore, por qarkullimi në aksin kryesor, kryhet pa probleme. Në aksin Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik qarkullohet me zinxhirë. Rruga e Dardhës dhe e Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë.

Në qarkun e Kukësit, ka rreshje bore dhe për shkak të erërave të forta dhe temp. të ulta, seg. i autostradës, dalje Tuneli-F.Dukagjin qarkullohet me zinxhirë. Seg. deri në Morinë qarkullohet pa zinxhirë. Po punohet me të gjitha mjetet për mbajtjen e situatës nën kontroll. Akset Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë me zinxhirë. Aksi Krumë-Q.Prush qarkullohet pa zinxhirë.

Në Tropojë vazhdon të bjerë shumë borë, në të gjitha akset qarkullohet me vështirësi, me zinxhirë. Aksi Krumë-Bajram Curri deri në Pac qarkullohet normalisht, më tej (në Q.Luzhë është rreth 2.3m borë) i bllokuar. Punohet me makineri për normalizimin e situatës. Aksi Kukës-Draj Reç deri në Bicaj qarkullohet normalisht. Segmenti Bicaj-Domaj me zinxhirë, pjesa në vazhdim deri në Draj.Reç është e bllokuar. Aksi Topojan-Shishtavec është i bllokuar. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e situatës.

Në aksin kryesor në autostradë, seg. Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës. Aksi Rrëshen-Q.Benë qarkullohet pa zinxhirë.

Në qarkun e Shkodrës, mbas orës 12.00 ka patur rreshje bore, dhe temperatura të ulta e ngrica në rrugë. Qakullimi kryhet pa zinxhirë në akset: K/Bushat-Bisht Jugë(Lezhë), Krye Bushat-Mjedë, Ura Baçallëk-Mabe, Harku Berdicës-Velipojë, Ura e Bunës-Murriqan, Shkodër-Q.Qelë.Aksi D/Laç-Koman qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.

Në rrethin e Pukës, akset Q.Mali-Q.Shllak dhe Q.Mali-Fierzë janë bllokuar për shkak të ortekëve. Në akset Q.Qelë-Pukë-Q.Mali dhe K.Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.

Në qarkun e Tiranës, në aksin Tiranë-Q.Krrabë qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Trau-Q. Priskë-Q. Mollë-Rr. e Re për në komunën Shën Mëri, seg. Trau-Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.

Në autostradën Milot-Kalimash, vazhdojnë rreshjet e borës. Në seg.Milot-Rrëshen qarkullimi kryhet pa probleme, në vazhdim Rrëshen-F.Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Situata ndiqet në vazhdimësi.

Në qarkun e Lezhës, në aksin kryesor në autostradë, seg. Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës. Aksi Rrëshen-Q.Benë qarkullohet pa zinxhirë.