Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 21:30

Tiranë-Ministria e Puneve Publike dhe Transportit në vijim të informacionit mbi situatën e rrugëve në të gjithë vendin publikoi pasditën e sotme me detaje gjendjen e akseve nga veriu në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga MPPT, akset në veri të vendit mbeten problematike për shkak edhe të vazhdimit të rreshjeve të dëborës.

Në kuadër të gjendjes së Emergjencës në disa Prefektura të vendit,MPPT  informon se situata në akset të rrugëve nacionale deri në keto momente është si më poshtë:

 Dibër, rrethi Peshkopi:  Ura e Topojanit – Peshkopi, e kalueshme me zinxhire ne 70% te gjatesise me dy kalime po punohet per hapjen ne gjithe gjatesine me dy kalime , Maqellarë – Bllatë, e kalueshme pa zinxhirë, me dy kalime, Peshkopi-Muhur- Qafë Draj , deri në Arras me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar ndërsa po punohet.

Rrethi  Bulqizë ka probleme serioze, kalimi me një korsi me zinxhirë .

Rruga Qafë Bualli – Ura e Topojanit, e kalushme ne 90% me dy kalime dhe 80% e gjatesise pa zinxhire po punohet, Bulqizë (U.Cerenecit) – Steblevë, e bllokuar, po punohet me mjete të rënda me zinxhirë, Qafë Bualli –  Krastë, me një kalim me zinxhirë dhe  rrethi Matit, qarkullimi me zinxhirë

Në qarkun e Fierit, ka reshje të dobëta shiu, pa probleme në qarkullim (me përjashtim të aksit Berat Gllavë).

Në Qarkun e Vlorës, në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme pa zinxhirë dhe Qafë Muzinë – Delvinë qarkullimi me zinxhirë,ndërsa akset e tjera janë pa probleme.

Në Gjirokastër,vetëm qarku Jorgucat – Muzinë qarkullimi bëhet pa zinxhirë ndërsa akse e tjera janë pa problem.

Në Korçë, Libonik – Lozhanë – Grabovë pjesërisht me zinxhirë në seg. të veçanta,   Korçë – Voskopojë  deri në Gjenomadh qarkullimi pjesërisht me zinxhirë sikurse edhe  Bilisht – Hoçisht deri në Baban, ndërsa akset e tjera nuk ka probleme.

Në Kukës dhe Has numri i mjeteve nga 32 jane shtuar dhe 4 mjete nga ushtria.

Kukës – Qafë Shllak, deri te lapidari në fshatin Mgullë është hapur qarkullimi me zinxhirë me një kalim, po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak (kanë mbetur edhe 7 km për tu hapur), Kukës – Krumë qarkullimi lirisht me zinxhirë, Kukës – Draj Reç (Peshkopi)deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës.

Kukës – Shishtavec deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar ndërsa trashësia e borës arrin në 2.2 m.

Rrethi Has,  qarkullimi me zinxhirë, ka erëra të forta; aksiKrumë – Qafë Prush, qarkullimi lirisht me zinxhirë, Kam – Krumë qarkullimi me zinxhirë.

Ndërsa rrethi Tropojë B.Curri (Sopot) – Kam i bllokuar, në Qafë Luzhë po punohet për hapjen e rrugës me vështirësi trashësia e borës deri në 3 m.               

B.Curri – Fierzë, për momentin është e hapur qarkullimi me zinxhirë. Po punohet për përmirësimin e situates, B.Curri – Sopot – Qafë Morinë  e kalueshme lirisht me zinxhirë, Dalje Tuneli Kalimash – dogana Morinë e kalueshme pjesërisht me zinxhirë (80 % pa zinxhirë dhe 20 % me zinxhirë).

Në Qarkun e Shkodrës, nga 20 mjete qe ka pasur jane shtuar dhe 5 të tjera.

Në rrethin e Pukës, ka reshje bore dhe ngrica ndërsa puna drejtohet nga Ministri Olldashi.

Aksi Q/Qelë – Pukë, ka reshje bore dhe ngrica, rruga e kalueshme me zinxhirë, (90 % me dy kalime), Pukë – F.Arrëz – Qafë Mali ka reshje bore dhe ngrica, Pukë deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë (me një kalim rreth 60 %), pastaj deri në Qafë Mali po punohet për hapjen e rrugës, Qafë Mali – Qafë Shllak rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.

Qafë Mali – Fierzë, rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë, Hadroj – Q.Bene, e kalueshme me zinxhirë. Ka reshje bore dhe ngrica. (LajmeShqip.com)