Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 09:38

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ) do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të shpalosen detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në agjendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare.

Zyrtarë të MPJ-së do të tregojnë edhe detaje  lidhur me lotimin që po bëhet nga shtete përkrahëse të pavarësisë së Kosovës, si dhe nga figura të shquara botërore që kanë prejardhje shqiptare.

Konferenca do të mbahet në Qeverinë e Kosovës, me fillim në orën 11:00.