Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 11:57

Prishtinë – MPJ e Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga kryeministri Peter O’Neill se Papua New Guinea e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës ka fituar një njohje të re. Këtë njohje e ka shpallur kryeministri i Papua New Guinea (PNG) dhe është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë njoftimin zyrtar për njohje nga PNG.

„Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes Ambasadës sonë në Tokoi se Qeveria e Papua New Guinea ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti, Peter O’Neill këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet“, ka konfirmuar për Koha.net, Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.(LajmeShqip.com)