Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 14:06

Tiranë – Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin përkohësisht udhëtimet në Egjipt, pasi situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm, pas grushtit të shtetit dhe rrëzimit të Presidentit Morsi. 

Në këto kushte, Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe qytetarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve. 
Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme, ju sugjeron qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë ose ndodhen në Egjipt, që të qëndrojnë gjithnjë të informuar për gjendjen e sigurisë, të komunikojnë në çdo kohë me shërbimin konsullor të Ambasadës së Shqipërisë në Kajro si dhe me Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.