Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 08:05

Beatrisa Pista, motra e të ndjerit Elvis Pista që është vrarë në Rahovec një vit më parë, po mundohet të hakmerret. Ajo gjatë ditës së sotme ka sulmuar veturën e Mentor Veliut, që dyshohet ta ketë vrarë Pistën.

Ky sulm, siç mëson Gazeta Express, ka ndodhur afër Postës në Rahovec. Burimet po ashtu kanë treguar se i dyshuar Veliu në këtë moment ka qenë duke e vozitur veturën e Elvis Pistës, të cilën nuk ua ka kthyer kurrë familjarëve. Këtë sulm mbi veturë Beatrisa e ka bërë me një karrige në prani të qindra njerëzve.

Elvis Pista ishte vrarë me 15 qershor të vitit të kaluar në Rahovec për motive ende të panjohura, në oborrin e restorantit “Jaha Petrol”. Pista ishte kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së. /Gazeta Express/