Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 18:52

TIRANË- Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e forumit te gruas te LSI-se, per Tiranen, njohur Lëvizja e Grave për Integrim.

Ajo u shpall fituese më shumicë absolute votash, duke lënë shumë pas garuesen tjetër për këtë post, Eris Zaimin.

Në përfundim të votimit ka rezultuar se Kryemadhi ka marrë 538 vota, kurse Zaimi, vetëm, 59.

Në votim morën pjesë 600 anëtarë të 11 njësive bashkiake te kryeqytetit.