Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 07:59

Do të ndodhin trazirat më të mëdha në Kosovë që prej kohës së pasluftës. Veç lufta do të mungojë. Do të bllokohen institucionet publike dhe private. Asgjë nuk do të funksionojë në Kosovë. Ky është plani i Vetëvendosjes që e zbulon Sekretari i saj organizativ, Dardan Molliqaj, në rast se votohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Molliqaj nga veprimet që do të ndërmerrte opozita ka përjashtuar vetëm luftën, teksa ka folur në Interaktiv të KTV-së

“Çka do që kemi mundësi do të bëjmë përpos luftës. Do të bojkotojmë Kuvendin, do të bllokojmë Kuvendin dhe institucionet tjera të Kosovës”, ka thënë Molliqaj, përcjell koha.net.

“Për neve është një moment historik i cili është kthesë historike. Mund të jetë kthesë e mirë dhe e drejtë, nëse nuk bëhet, dhe mund të jetë degradim nëse bëhet”, ka thënë Molliqaj. 

Molliqaj nga Vetëvendosje thotë se opozita kërkon nga Gjykata që të sqarohet çështja se a është vendim i drejtë riprocecimi i amandamenteve për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës.

Aai tha se po të kishte gjykatë të drejtë, ky vendim do të shpallej i pavlefshëm.

“Kemi konsideruar që ky kthim i amandamenteve i ka dy problem. Kemi kërkuar dy sqarime, përkatësisht dy vendime sa i përket kësaj cështje.

Po të kishte një Gjykatë të drejtë Kushtetuese do ta shpallte të pavlefshëm këtë vendim.”, thotë ai.

“Një Gjykatë e drejtë do ta shpallte si jolegjitime dhe jo të drejtë. Kemi kërkuar që interpretimi i Gjykatës të thirret në atë që kjo është ndërhyrje e qeverisë, idesë së parlamentarizmit”, tha veç tjerash ai.

“Nëse qeveria punon me këtë logjikë që çdo çështje që refuzohet nga Kuvendi e kthen atë në Kuvend, atëherë kjo flet për një qeveri që nuk është e interesuar për demokraci, parlamentarizëm por këtu kemi të bëjmë për interesa të ngushta”, ka thënë Molliqaj.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar rëndë kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Ai, në Ineraktiv të KTV-së, këtë dyshe të PDK-së e ka quajtur bandita, që nuk kanë luftuar por ia kanë parë hairin luftës.

Sipas Molliqajt, ata kanë vjedhur paratë e mërgimtarëve, teksa i ka quajtur edhe bashkëpunëtorë të Serbisë.