Lajme Shqip Sunday, 13 September 2015 10:33

Aq afër nga kryeqyteti e aq larg nga kryeqyteti.

Kështu mund të përshkruhet Plemetini, lagjja e cila është e banuar kryesisht nga komunitetet romë, ashkali e egjiptas (RAE) e që gjendet vetëm 15 kilometra nga Prishtina.

Pa kushte minimale jetese pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në dy ndërtesat sociale, të cilat janë ndërtuar për ta në vitin 2006 dhe barakat e vjetra të termocentralit.

Aty nën tymin që lëshojnë oxhaqet e Obiliqit, në barakat e mbipopulluara e aspak të devotshme për banim, jetojnë afër një mijë anëtarë të këtij komuniteti.

Rreth 200 prej tyre janë fëmijë të cilët jo të gjithë e ndjekin shkollën. Arsyeja, kryesisht ekonomike.

Në momentin e parë që të shkelë këmba në atë lagje, vërshohesh nga fëmijët e vegjël të këtij komuniteti.

“A ke 20 centë sa për një bukë. Kemi tërë ditën pa ngrënë”, është lutja e Senadit.

Ua dhamë disa monedha sa për të vërtetuar atë që thoshte djaloshi. Ashtu edhe ndodhi. Ai hyri në dyqanin e vetëm që kishin aty pranë, bleu dy bukë, një salsiçe e disa gjëra tjera e u nis për nga shtëpia e tij.

Dhimbshëm i lumtur! /Zeri