Lajme Shqip Monday, 30 September 2013 13:16

Tiranë- Ministria e Jashtme e Shqipërisë njeh me emërtimin sllav Bitola, qytetin e Manastirit. 

Ky term është publikuar në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, lidhur me takimin e zhvilluar të ministrit të ri të jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. 

Ja se çfarë shkruhet në pjesën e komunikatës, ku përmendet qyteti i Manastirit apo “Bitola” sipas MPJ-së. 

“Projektet infrastrukturore që lidhin më shpejt dy vendet tona si, rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve. Thellimi i dialogut në nivel politik në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është një mundësi që adreson qartasi çështjet mes të dy vendeve, sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian”, thuhet komunikata e MPJ-së. /bw/