Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 06:17

Prishtinë – Drejtori i UNCHR-së në Mitrovicë, Giusepe di Caro, ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e drejtuesve të komunës për projektet për kthim dhe integrim, bëhet e ditur nga zyra e Shtypit e Komunës së Mitrovicës. “Është një punë e mirë që është bërë dhe po bëhet në Mitrovicë në këtë aspekt dhe dëshmia më e mirë është Lagja e Romëve, ku janë kthyer shumë banorë”, tha di Caro.

Në një ceremoni me pjesëmarrjen e Giusepe di Caro dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, është nënshkrua të enjten dokumenti për pranimin e një donacioni të UNCHR-së që ka dhuruar tre rezervuarë uji për Njësitin e Zjarrfikësve.

Kryetari Kastrati e ka falënderuar drejtorin e UNCHR-së për këtë ndihmë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ai gjithashtu ka shprehu vullnetin e komunës për të vazhduar realizimin e projekteve të përbashkëta, siç është kthimi i të zhvendosurve dhe integrimi i tyre.