Situata në veri të Mitrovicës tek zona e ‘Tre rrokaqiejve’ është tensionuar shumë pas shëmbjes së kontenierit që është vendosuar nga policia e Kosovës si pikë statike në orët e pasditës.
Janë parë edhe banorë shqiptarë që për shkak të situatës së tensionuar kanë lëshuar pjesën veriore dhe janë shpërngulur në jug të Mitrovicës. Këtë e kanë bërë kryesisht persona shumë të moshuar dhe të sëmurë kanë thënë banorët të tri ndërtesave.
“Është mirë që personat e moshuar dhe të sëmuar si dhe fëmijët të largohen nga këto pasi që po na bëhen barrë”- ka thënë banori.
Sipas tij në thyerjen e konteinierit të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe tre serb, banorë të ndërtesës S1, pra ndërtesa në të cilën një natë më parë u vra Selver Haradinja.
Si më aktivi në këtë thyrje të kontinierit ka qenë serbi që ka banesën në katin e përë pikërishtë mbi banesën e Selver Haradinjat. Në këtë pjesë të veriut të Mitrovicës vrehet një shtimi I forcave të policisë të Kosovës të cilat janë në numër shuëm më të madhe.