Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:22

Prishtinë (E SHTUNË, 30 Korrik), 02:51 – Burime të Portalit LajmeShqip.com, bëjnë të ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot, në orët e paradites takon shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac.

Zhvillimet e fundit në Kosovë do të jenë temë e takimit të tyre.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, së fundmi i ka acaruar marrëdhëniet me misionin e EULEX-it, pas vendimit për të ndërhyrë në pikat kufitare në veri të Kosovës.

*****************************

Mitrovicë, 21:01 – Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, deklaroi në konferencën për shtyp, të mbajtur te Ura e Ibrit, në Mitrovicë, se nuk vjen në shprehje kurrë tërheqja e forcave nga veriu.

Ai i tha se, “për hirë të nënave dhe fëmijëve, që janë në mesin e këtyre ekstremistëve, KFOR do t’i tërheqë konvojet furnizuese, që janë nisur në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë G1 dhe në atë të Bërnjakut G31, për t’u rikthyer sërish nesër, madje duke e përdorur edhe forcën”.

KFOR do ta vazhdojë, me përkushtim më të madh se kurrë, misionin e tij për vendosjen e qetësisë dhe të stabilitetit në veri të vendit, ka përfunduar Buhler.

****************************

Mitrovicë, 20:31 – Shumë gazetarë, fotoreporterë e kameramanë te Ura e Ibrit po presin fillimin e konferencës së shtypit, të paralajmëruar nga Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler.

Komandanti Buhler do të komunikojë marrëveshjen e arritur me serbët.

****************************

Prishtinë, 20:12 – Burime te Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se para 45 minutash, kolona të shtuara të automjeteve, të përbëra nga dhjetra automjete të forcave “Carabinieri” si dhe të atyre MSU, austriake, janë nisur nga Prishtina për në Mitrovicë.

****************************

Mitrovicë, 20:00 – Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, në këto momente pritet të mbajë një konferencë shtypi, te Ura e Ibrit, ku do të flasë për marrëveshjen e arritur me serbët.

Në ndërkohë, burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se pjesëtarët e KFOR-it po tërhiqen nga fshati Rudare (korrigjim i lëshimit të mëparshëm teknik).

****************************

Mitrovicë, 19:41 – Në Rudare janë grumbulluar në këto momente rreth dy mijë serbë dhe situata është e tensionuar.

Ndërkohë, te Ura e Ibrit kanë nisur të mblidhen shumë huliganë të tjerë serbë.

Përfaqësuesit serbë në Rudare janë duke kërkuar që aty të jenë prezentë vetëm policë të EULEX-it dhe policë serbë të Policisë së Kosovës.

*********************************

Mitrovicë, 17:33 – Burime të Portalit LajmeShqip.com sapo kanë njoftuar se KFOR-i i ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet në Pikën Kufitare nr. 1, në Jarinjë, në përpjekje për të vendosur rendin atje.

Ndërkohë, apeli i Borko Stefanoviqit drejtuar serbëve të veriut për zhbllokimin e rrugëve dhe qetësimin e situatës, nuk ka pasur efekt, dhe takimi i Komandantit Buhler me të nuk ka dhënë rezultate.

KFOR do të nis aksionin për zhbllokimin me forcë të rrugëve në veri.

*********************************

Beograd, 17:09 – Ka shkuar më tej presidenti serb, Boris Tadiq. I fustruar nga zhvillimet e fundit, ai ka deklaruar se Serbia nuk do të hyjë në BE, nësë aty do të jetë edhe Kosova.

Në një intervistë për B92, Boris Tadiq ka thënë se po që se Kosova e fiton kushtin për të qenë anëtare e BE-së, Serbia nuk do të hyjë në BE.

Presidenti Tadiq e ka zënë në gojë edhe Amabasadorin Amerikan në Kosovë, Chriss Dell. Ai ka thënë se “është befasuese se si implementohen rregullat në Kosovë nga ambasadori amerikan, i cili më shumë se njëherë ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij radikale”.

“Ky është një nga faktet që duhet ta konsiderojmë, i cili do të thotë se administrata amerikane qëndron pas këtij aksioni (në veri të Kosovës). Ky është konkluzioni i nxjerrë nga deklarata e dhënë e ambasadorit amerikanë në Beograd Mary Warlick, ashtu si edhe nga përfaqësuesit e BE-së”, ka thënë presidenti serb Boris Tadiq.

*********************************

Mitrovicë, 17:01 – Derisa është zhvilluar takimi, siç kemi raportuar më herët, janë dëgjuar të shtëna armësh afër kufirit në Jarinjë (G1).


*********************************

Mitrovicë, 16:33 – KFOR-i i ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet në Pikën Kufitare nr. 1, në Jarinjë, në përpjekje për të vendosur rendin atje.

Ndërkohë, apeli i Borko Stefanoviqit drejtuar serbëve të veriut për zhbllokimin e rrugëve dhe qetësimin e situatës, nuk ka pasur efekt, dhe takimi i Komandantit Buhler me të nuk ka dhënë rezultate.

KFOR do të nis aksionin për zhbllokimin me forcë të rrugëve në veri.

*********************************

Mitrovicë, 15:31 – Bühler iu ka dhënë ultimatum huliganëve serbë që t’i heqin barikadat deri në orën 16:00. Përndryshe KFOR-i do ta përdorë forcën për zhbllokimin e rrugëve.

Në këto momente Bühler është në një takim me Borko Stefanoviçin.

Ndërkohë burime tjera njoftojnë se zv/shefi i EULEX-it, Andy Sparks ka takuar po sot Borko Stefanoviçin në Leposaviq.

*********************************

Mitrovicë, 14:51 – Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka arritur pak para orës 14.00 në Rudare të Zveçanit për të biseduar me njeriun e parë të njësisë së KFOR-it amerikan.

Njësitë amerikane dhe sllovene të KFOR-it, me automjete të blinduara kanë arritur rreth orës 13:40 deri te barrikadat serbe në Rudare dhe kanë kërkuar nga serbët lokalë që brenda dy orësh t’i heqin bllokadat në rrugën drejt Bërnjakut.

*********************************

Mitrovicë, 14:30 – Burime të protalit bëjnë të ditur se në Rudar janë grumbulluar rreth 400 huliganë serbë dhe afërsisht rreth 40 të tjerë në Zubin Potok.

Megjithatë, raportohet se situata është e qetë dhe se Policia e Kosovës është prezente vetëm në pikën kufitare 31.

*********************************

Mitrovicë, 14:02 – Në afërsi të Stankovcit, burime të Portalit LajmeShqip.com njoftojnë se një kolonë prej së paku 8 automjetesh të Policisë së Kosovës është parë të shkojë në drejtim të Mitrovicës me alarme.

Deri në këto momente nuk ka informacione nëse është ndonjë veprim i ndonjë aksioni të planifikuar apo për vetëm një itinerar rutinor i forcave të rendit.

*********************************

Prishtinë, 13:39 – Një takim i shkurtër i ministrit të saj të Jashtëm me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Moon, në korridoret e KS të OKB-së, ka qenë krejt çka ka nxjerrë Serbia në insistimin e saj me zhurmën për veriun e Kosovës, në këtë organizatë të kombeve.

Takimi konsultativ, me dyer të mbyllura, është anuluar mbrëmë para mesnatës (sipas kohës sonë), pasi që është rikonfirmuar edhe një herë mospajtimi i e vendeve kyçe të KS të OKB-së që të diskutojnë jashtëzakonshëm për Kosovën.

Krejt ajo çka i ka mbetur Serbisë nga kjo kampanjë, të cilën e nisën huliganët e saj në veri të Kosovës, ishte kurajimi që ta presë takimin e rregullt për Kosovën, që sipas rendit është i planifikuar për muajin gusht.

Ndryshe, diplomatit serb, Vuk Jeremiq, nuk i është lejuar as pjesëmarrja në atë gjysëmtakim të mbyllur, që përfundoi para kohë në KS të OKB-së.

Huliganizmi i turmave serbe në veri të Kosovës, i sponsoruar nga Qeveria e Beogradit, kësaj radhe është parë direkt nga bota dhe duket të mos i jetë shitur Serbisë në New York, si kartë e deritashme e viktimës serbe në veri.

*********************************

Prishtinë, 11:47 – Thaçi: E ndaluam 100 për qind kontrabandën në pikat 1 dhe 31. Kjo e arritur do të ruhet me çdo çmim. Do të vazhdojmë me zhbllokimin e rrugëve dhe luftimin e huliganëve. Sot e ftoj EULEX-in që t’i ndihmojë autoritetet. Ka për obligim ta respektojë Kushtetutën dhe institucionet. Paramilitarët do t’i luftojmë me të gjitha mjetet. Ndërsa zyrtarët serbë që hynë ilegalisht dhe nxitën dhunë, do të përballen me ligjin, në rastin e parë.

Prishtinë, 11:21 – Nga mbledhja e paparalajmëruar e nisur sot, për djegien e G1 Qeveria e Kosovës e bënë përgjegjës Beogradin dhe zyrtarët e serbë që u futën ilegalisht në veri.

Qeveria premton vendosjen dhe riparimin e Pikës 1 dhe vendosjen e shpejtë të doganierëve.

Mbledhja është urgjente, ndërsa nuk janë njoftuar ministrat paraprakisht për rendin e ditës.

*********************************

New York, 00:15 – Në këto momente u konfirmua se është anuluar mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar të mbahet pas kërkesës së Serbisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në veri të Kosovës.

Takimi është anuluar vetëm pak çaste pasi kishte filluar, si takim konsultativ për Kosovën, dhe për miratimin e mbajtjes së tij para kohe nuk kishte dakordim paraprak të pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së.

Vetëm Rusia e kishte përkrahur Serbinë në kërkesën e saj, ndërsa kundërshtimet më të fuqishme i kishin bërë SHBA dhe Gjermania.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11