Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:22

Mitrovicë (E DIEL, 31 Korrik), 11:55 – Paraditja e sotme raportohet të ketë qenë e qetë në veri të Kosovës. Pjesëtarë të KFOR-it dhe të policisë së EULEX-it bëhet e ditur të kenë vendosur një pikë kontrolli në fshatin Jagnjenicë, në aksin rrugor Zveçan-Zubin Potok.

Ushtarët janë duke kontrolluar rreptë automjetet, mallrat dhe udhëtarët, të cilët kalojnë në këtë drejtim. Ndërkohë, serbët ende po i mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në veri.

*********************************

Prishtinë, 19:32 – Të hënën në Kosovë dhe në Serbi pritet të qëndrojë Robert Kuper, përfaqësues i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

*********************************

Mitrovicë, 19:25 – Zëdhënësi i KFOR-it Hans Uiter, ka deklaruar për media të huaja se në veri ende rrezikon potencial për dhunë, ngase protestuesit vazhdojnë të mblidhen.

Ai ka konfirmuar se rrugët janë ende të bllokuara në Rudarë, por dita në përgjithësi, sipas tij, ka kaluar e qetë në vendkalimet kufitare dhe në veriun në përgjithësi.

Pas takimit të djeshëm të komandantit të KFOR-it Erhard Byler me autoritetet serbe, nuk kanë dalur rezultatet specifike, por vetëm janë shkëmbyer mendimet dhe informatat, ka thënë Uihter, duke shtuar se për këtë tashmë janë informuar bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria në Beograd.

“Ky do të jetë fillimi i bisedimeve politike në nivelin e lartë, në javën që vjen. Ndoshta do të arrihen disa zgjidhje në nivelin e lartë politik. Ju e dini që KFOR-i nuk është institucion politik. Ne duhet t’i mbështesim njerëzit këtu, ta mbajmë ambijentin e sigurtë dhe të rrisim lirinë e lëvizjes. Ne duhet ta vërtetojmë nëse është i nevojshëm përdorimi i dhunës për ta pastruar rrugën” ka thënë Uihter.

Ai ka shtuar se KFOR-i ka pasur kompetencë që ta përdorë dhunën ditën e premte, kur rruga në Rudarë ishte bllokuar, por që , siç ka thënë ai, diçka e tillë do të rezultonte me gjakderdhje.

*********************************

Mitrovicë, 17:51 – Një burim i sigurt i ka deklaruar para pak çastesh Portalit Lajmeshqip.com se dyshohet nëse forcat e KFOR-it do të ndërhyjnë sonte, sipas afateve të paralajmëruara për të zhbllokuar rrugët në veri.

I njëti burim ka thënë se KFOR-i ndërhyrjen mund ta bëjë në një interval tjetër kohor, në orët e hershme të mëngjesit.

Ndërkohë bëhet e ditur se nga të shtënat me armë të huliganëve serbë, mbrëmë në Rudare është plagosur një ushtar amerikan i KFOR-it.

Njoftohet se të shtëna më të shpeshta, në ditën e djeshme, nga huliganët serbë, ka pasur në intervalet kohore midis orës 15:00-16:00 dhe në 20:00.

*********************************

Mitrovicë, 17:01 – Burime të portalit LajmeShqip.com mësojnë se forcat e KFOR-it në veri janë duke u mobilizuar përfundimisht për të vazhduar marshimin për zhbllokimin e rrugëve.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja KFOR-it në veri i janë bashkuar edhe trupa zvicerane SWISCOY në parapërgatitje për t’i liruar rrugët në marshin e nisur nga Thaçi për pikat kufitare G1 dhe G31. Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

*********************************

Mitrovicë, 16:47 – Oliver Ivanoviq, i ashtuquajtur sekretar shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka ashpërsuar gjuhën, krahas zhvillimeve të sotme ne veri të Kosovës.

Ai, nga pika më e ndjeshme, Jarina, në një deklaratë për mediat e huaja, i është kundërvënë komandantit të KFOR-it Erhard Buhler, duke thënë se “ai nuk mund ta përdorë forcën kundër “popullit duarthatë, i cili është pasiv dhe i diciplinuar”.

“Unë mendoj se Byler nuk i ka kuptuar mirë bashkëbiseduesit tanë ose ata nuk kanë qenë të qartë. Këtë popull nuk mundet askush ta lëvizë. Për këtë as që mund të bëhet fjalë. Nuk ka Zot që i lëvizë nga këtu, pa u plotësuar kushtet që janë vënë. Nëse ato kushte plotësohen, atëherë nuk do të ketë probleme”, tha Ivanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Huliganët serbë të veriut të Kosovës po synojnë kthimin e gjendjes kaotike të para 26 korrikut, në atë pjesë.

*********************************

Mitrovicë, 15:41 – KFOR-i ka njoftuar edhe njëherë se sonte gjithsesi do të vazhdojë rrugëtimin me konvojin furnizues në dy pikat kufitare, G1 dhe G31.

Serbët janë në panikë dhe janë duke i obliguar gratë dhe fëmijët për të qëndruar minimalisht nga 4 orë në barrikadat e krijuara ekstremistët dhe huliganët serbë, bashkë me anëtarë të identifikuar të forcave paramilitare serbe dhe anëtarë të shërbimeve sekrete serbe.

*********************************

Mitrovicë, 13:37 – Kamionë me mallra serbe janë parë sot të hyjnë në Kosovë përmes rrugësh dytësore, në Zherevnicë, nga drejtimi i Novi-Pazarit, kanë bërë të ditur burime të portalit LajmeShqip.com.

*********************************

Mitrovicë, 13:05 – Momentalisht nuk ka forca të KFOR-it në fshatin Rudare, në veri të vendit, bëjnë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com. Por, KFOR ua ka dhënë ultimatumin e dytë ekstremistëve dhe turmave serbe për zhbllokim, në të kundërtën, nëse nuk tërhiqen deri në orën 15:00, atëherë KFOR do të ndërhyjë me forcë.

*********************************

Mitrovicë, (PLOTESUAR,12:15) – Njoftimet e fundit nga veriu, bëjnë të ditur se në çdo moment pritet ndërhyrja e KFOR-it kundër huliganëve dhe ekstremistëve.

Ultimatumi i vënë nga KFOR-i , ka skaduar para pak çastesh.

*****************************

Prishtinë, (PLOTESUAR 11:19) – Burime të Portalit LajmeShqip.com nga terreni kanë konfirmuar se KFOR-i iu ka dhënë bandave serbe në veri ultimatum për tërheqje deri në orën 12:00. Pastaj do ta përdorë forcën për zhbllokim.

KFOR ka apeluar që gratë dhe fëmijët të mos jenë në mesin e turmave të huliganëve dhe ekstremistëve serbë.

*****************************

Prishtinë, 10:37 – “Sot do të kemi ballafaqimin e ri me bllokuesit e rrugëve, në mënyrë që të hapen ato. Natyrisht, kemi edhe ballafaqime të tjera me kontrabandistët tjerë, të mbetur në veriun e Mitrovicës, me strukturat paralele, me paramilitarët që janë të nxitur e të inspiruar nga Beogradi dhe, në anën tjetër, në angazhimin tonë për të hapur rrugën dhe për të pasur rend dhe ligj.

Unë i kam ofruar bashkëpunim të plotë EULEX-it, që bashëkrisht, në mënyrë të civilizuar dhe demokratike të punojmë për të vendosur rendin dhe ligjin në veri. Kjo është nevojë fundamentale për forcimin e shtetit tonë”, tha Kryeministri Thaçi.

Prishtinë, 10:33 – “Të gjitha format e dhunës dhe shqetësimeve nuk do të lejohen, kjo përfshin prishjen e rendit publik dhe se ka frustrime rreth situatës në veri për mungesë të sundimit të ligjit dhe kontrollit doganor. E vetmja mënyrë për gjetjen e zgjidhjes është përmes dialogut. Ne besojmë që EULEX gjithmonë e ka mbështetur rikthimin e kontrollit doganor në të gjithë Kosovën.

Në këtë mengjes kisha një takim me gjeneralin e KFOR-it, Buhler, dhe u morëm vesh që së bashku të punojmë që të mundësohet lëvizja e lirë në Kosovë. Çdo penegesë ilegale nuk do të tolerohet. I këshilloj nejrëzit që të mos futen në këso aktesh.

EULEX-i ka respektin më të madh për kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Nevojitet bashkëpunim i forcave në mënyrë që institucionet e Kosovës të forcohen, tha shefi i EULEX-it, Xavier De Marnhac.

******************************

Prishtinë, 10:29 – Burime të Portalit LajmeShqip.com nga terreni bëjnë të ditur KFOR-i iu ka dhënë bandave serbe në veri ultimatum për tërheqje deri në orën 12:00. Pastaj do ta përdorë forcën për zhbllokim.

******************************

Prishtinë, 10:21 – Kryeminsitri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe shefi i misionit të ELEX-it Xavier De Marnhac sapo përfunduan konferencën e shtypit, pas takimit të sotëm kokë më kokë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës shprehu edhe një herë përkushtimin dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin në veri.

Shefi i EULEX-it shprehu dëshirën e tij që më mirë të ishte sot në dasmën e vajzës së tij që po martohet, se sa në këtë konferencë shtypi.

Ai tha se, megjithatë, EULEX-i përkrahë vendosjen e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11