Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:22

Mitrovicë (E PREMTE, 5 gusht), 00:25 – Burime të Portalit LajmeShqip.com kanë bërë të ditur se komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, në takimin me përfaqësuesit serbë, në kampin “Nothing Hill”, ka insistuar të ndërhyjë në pikën 2 të draft-marrëveshjes.

Sipas tij, me formulimin e ri do të mundësohej kalimi në kufi vetëm i kamionëve që bartin mallra me destinim humanitar.

********************************

Mitrovicë, 23:35 – Informatat e Portalit nga terreni bëjnë të ditur se pas gjashtë orësh ka përfunduar takimi midis gjeneralit Bühler dhe përfaqësuesve serbë, në kampin “Nothing Hill”. Takimi ka përfunduar pa rezultate.

Ndërkohë KFOR pritet ta bëjë të qartë qëndrimin e tij më vonë apo nesër.

Sipas burimeve tona, përfaqësuesit serbë kanë insistuar në kthimin e situatës para datës 25 korrik.

Ndërsa, ndërmjetësuesi i BE-së për bisedimet, Robert Cooper, nesër do të raportojë në Bruksel për situatën, pas takimeve gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë.

*******************************

Prishtinë, 20:45 – NATO po e shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Kosovë, pas tenstioneve të fundit.

Dje ka arritur Batalioni i parë i Rezervistëve, ndërsa NATO zyrtarisht ka njoftuar se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të një batalioni shtesë, kanë thënë të enjten zyrtarë të NATO.

Nëse kjo dërgesë bëhet, atëherë batalioni që ka arritur do të përforcohet me 550 gjermanë dhe me 150 austriakë të tjerë, që arritën të mërkurën.

*******************************

Mitrovicë, 19:05 – Ish-bashkëpunëtori më i afërt i kriminelit Millosheviq, tash nënkryetar i partisë së tij (SPS) dhe ministër i Brendshëm në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se sot për Serbinë më i rëndësishëm është aksioni në Kosovës se sa hyrja në Bashkimin Evropian.

Deklarata e Daçiçit vlerësohet si një dëshmi tjetër shtesë për prezencën e policisë dhe të ushtrisë serbe dhe implikimin e saj në zhvillimet në veri të Kosovës.

*******************************

Mitrovicë, 18:19 – SIpas informatave të fundit nga terreni KFOR ka hapur kalimin në pikën kufitare G31, ndërsa serbët kanë lejuar kalimin e një konvoji të KFOR-it nga kampi “Nothing Hill” në Leposaviq për në jug.

******************************

Mitrovicë, 17:18 – Huliganët serbë të veriut e kanë dëmtuar, duke e bërë të pakalueshme rrugën në fshatin Jegenicë, në aksin Mitrovicë-Zubin Potok.

Ata e kanë prerë asfalti komplet dhe kanë krijuar hendek të pakalueshëm.

Pika e KFOR-it në të cilën kanë qenë të vendosur ushtarë ukrainas, është braktisur, ndërsa KFOR francez nuk ka arritur të depërton shkaku i dëmtimit të rrugës.

******************************

Mitrovicë, 17:10 – Në këto momente ka filluar takimi midis Borisllav Stefanoviqit dhe gjeneralit Erhard Buhler, në kampin “Nothing Hill”. Buhler, para pak çastesh erdhi nga Prishtina.

Ndërkohë, serbëte veriut kanë kërkuar të jenë të unifikuar dhe që shtabi i tyre i krizës të jetë më aktiv dhe të përfshihet në bisedime.

Shtabi serb i krizës në veri, gjithashtu, kërkoi që serbët që janë në Qeverinë e Kosovës të japin dorëheqje dhe t’i lëshojnë institucionet e Kosovës.

*****************************

Mitrovicë, 16:45 – Burime të portalit konfirmojnë se pika kufitare nr. 31, në Bërnjak, është mbyllur për qarkullim nga ora 13:00 nga KFOR-i, ndërsa janë kthyer mbrapshtë të gjithë kamionët me mallra humanitare.

Ndërkohë, është bërë e ditur se pozicionet më radikale kundër marrëveshjes Buhler-Stefanoviq i kanë mbajtur përfaqësuesit e MUP-it serb dhe kryetarët e komunave Leposaviq dhe Zubin-Potok.

Në orët e mbrëmjes pritet një takim midis Buhleri dhe Bosrko Stefanoviqit dhe Goran Bogdanoviqit.

*****************************

Mitrovicë, 16:21 – Përfaqësues të strukturave paralele serbe nuk e kanë pranuar marrëveshjen midis gjeneralit Buhler dhe Borisllav Stefanoviqit.

Në takimin e sapopërfunduar në Zveçan, udhëheqësit e të të ashtuquajturës Bashkësi e komunave serbe të veriut, kanë mbajtur qëndrim për vazhdimin e barrikadave në rrugët në veri të Kosovës.

Ata kanë kërkuar largimin e KFOR-it nga pikat kufitare në Bërrnjak e Jarinje dhe kthimin e gjendjes së para 25 korrikut.

Sikur se ka raportuar në vazhdimësi portali LajmeShqip.com, Borisllav Stefanoviq, Goran Bogdanoviq dhe përfaqësues të MUP-t dhe të Mbrotjes Civile, që është pjesë e ushtrisë serbe, kanë nisur takimin me të ashtuquajturin kryeshef i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq, kryetarin e Mitrovicës Krstimir Pantiq, atë të Zveçanit, Dragisha Pantiq, atë të Leposaviqit Branko Niniq, dhe atë të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, sot, në orën 12:00, për ta diskutuar marrëveshjen Buhler-Stefanoviq.

****************************

Mitrovicë, 13:12 – Po dëshmohet e disfavorshme marrëveshja Buhler-Stefanoviq.

Pa doganë në Kosovë do të hyjnë të gjithë kamionët deri në 3.5 tonë. Do të doganohen vetëm ata mbi këtë peshë.

Kjo po kontribuon që të zhvillohet pa probleme kontrabanda në veri të Kosovës.

Një autobot me 10 ton karburante po zbrazet në këto momente në një pikë karburanti të Milankut, në afrësi të Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës, në rrugën që lidh me fshatin Suhodoll.

Ai nuk po pengohet nga askush.

******************************

Prishtinë, 12:59 – Zv/kryeministrja kosovare dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës ka lejuar “futjen e 75 tonëve me ushqime nga Kryqi i Kuq, të destinuara për veriun e Kosovës”.

******************************

Prishtinë, 12:31 – Zbrapset Prishtina zyrtare. Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se e pranojnë marrëveshjen Buhler-Stefanoviq.

“Automjetet deri në 3.5 tonë do të lejohen të hyjnë vetëm me mallra humanitare, por jo edhe me ato komerciale. Mallrat humanitare do të lejohen vetëm nëse konstatohet nga pala e tretë se ka krizë humanitare në veri. Kosova i ka kërkuar Kryqit të Kuq që të konstatojë situatën në veri, nëse ka krizë ose jo”, ka deklaruar Zv/kryeministrja kosovare dhe ministrja e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

******************************

Prishtinë, 12:03 – Kryeministri Thaçi, në një takim të Qeverisë së Kosovës, sot, njoftoi se e ka takuar gjeneralin Buhler, të cilit i ka thënë edhe një herë qartë se “nuk ka kthim prapa”.

Thaçi, po ashtu, bëri të ditur se Buhler nuk ia kakërkuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, Zv/kryeministrja Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur përkushtimin dhe vendosmërinë për reciprocitet të plotë edhe në vazhdim.

******************************

Mitrovicë, 11:55 – Burime të portalit LajmeShqip.com, bëjnë të ditur se misioni i EULEX-it, me një urdhër të brendshëm ka kërkuar nga pjesëtarët e tij në veri të Mitrovicës, që të zhvendosen në jug, për shkak të shkallës së rrezikshmërisë.

Pas kësaj, të gjithë pjesëtarët e këtij misioni janë tërhequr në jug të Mitrovicës, ndërkohë që një pjesë e tyre janë duke fjetur në barakat e EULEX-it.

*****************************

Mitrovicë, 11:49 – Në orën 12:00, pritet të mbahet takimi i të ashtuquajturës Bashkësi e Komunave Serbe në veri, ku do të jenë prezentë edhe Borisllav Stefanoviq, Goran Bogdanoviq, përfaqësuesit e MUP-it serb dhe ata të Mbrojtjes Civile, që është pjesë e ushtrisë serbe.

Temë e takimit pritet të jetë heqja e barrikadave në rrugët në veri të Kosovës, sipas marrëveshjes Buhler-Stefanoviq.

Burimet e portalit bëjnë të ditur, po ashtu, se serbët e veriut janë të shqetësuar me refuzimin e Qeverisë së Kosovës për ta pranuar marrëveshjen Buhler-Stefanoviq.

****************************

Mitrovicë, 10:19 – Krerë të MUP-it serb dhe të mbrojtjes civile, që janë pjesë e ushtrisë së Serbisë, janë bashkë me Borko Stefanoviqin dhe Goran Bogdanoviqin në një takim që po mbahet në këto momente me kryetarët e komunave nga strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës – të ashtuquajturin kryeshef i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq, kryetarin e Mitrovicës Krstimir Pantiq, atë të Zveçanit, Dragisha Pantiq, atë të Leposaviqit Branko Niniq, dhe atë të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.

Takimi ka për temë diskutimet rreth marrëveshjes së mbrëmshme të Borisllav Stefanoviqit me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11