Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:22

Mitrovicë (E SHTUNË, 6 gusht), 15:57 – Burimet e Portalit Lajmeshqip.com bëjnë të ditur se kryetari i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq dhe katër kryetarët e të të ashtuquajturave komuna të veriut (strkturat paralele serbe), e kanë përfunduar mbledhjen e “Bashkësisë së Komunave Serbe”.

Ata i kanë ftuar serbët për të qëndruar edhe më tej në barrikada.

Serbët e veriut e hedhën poshtë marrëveshjen e djeshme, duke vazhduar bllokimin e rrugëve, duke u mbetur besnikë versionit të kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviq.

Takimi i ardhshëm i këtyre strukturave do të mbahet të martën, në orën 12:00, kur do të shqyrtohet marrëveshja.

*****************************

Mitrovicë, 20:32 – Burimet e portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se në këto momente ka përfunduar takimi i Borko Stefanoviqit dhe Goran Bogdanoviqit me udhëheqësit e të të ashtuquajturave komuna serbe të veriut të Kosovës.

Burimi bën të ditur se ata kanë arritur në konkluzione që t’i heqin barrikadat në rrugët e veriut, përveç asaj në Rudare, e cila, kanë thënë ata do të hiqet vetëm atëherë kur këtë e urdhëron i ashtuquajturi Shtabi Komunal i Krizës në veri.

Gjithashtu, në konkluzione të takimit është përfshirë qëndrimi që në Bërnjakë të jenë 28 policë serbë dhe tre shqiptarë, që të gjithë nga radhët e Policisë së Kosovës, kurse në Jarinje është kërkuar të mos ketë fare policë shqiptarë.

Sipas konluzioneve, kontrollimi i dy pikave kufitare, 1 dhe 31, do të bëhet nga KFOR-i, ndërsa në to nuk do të ketë doganë, për arsye se, siç është thënë, “aty do të kalojnë vetëm kamionë me mallra humanitare dhe jokomerciale dhe me peshë deri në 3.5 tonë”.

******************************

Mitrovicë, 17:23 – Burimet e portalit nga terreni njoftojnë se në këto momente ka filluar takimi në Zveçan, midis Stefanoviqit, Bogdanoviqit dhe kryetarëve të katër të të ashtuquajturave komuna serbe të veriut.

Stefanoviq dhe Bogdanoviq po i njoftojnë kryetarët dhe shtabin e krizës së serbëve për marrëveshjen.

Ndërsa burimet tona raportojnë se serbët ende janë të vendosur në barrikada.

******************************

16:38 – Thaçi: Komuniteti i biznesit, që merret me shitje dhe blerje të mallrave komerciale apo derivateve ose gjësende të tjera, të mirëkuptojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet dhe për marrje nën kontroll të plotë të pikave kufitare, këto janë për forcimin e shtetit të Kosovës. Kjo në asnjë rrethanë të mos keqpërdoret nga këto biznese dhe të mos keqpërdoret për rritje apo fryerje të çmimeve.

16: 36 – Mimoza Kusari-Lila: Tani jemi në gjendje të bëjmë analiza të sakta të produkteve që hyjnë në Kosovë. Deri më sot rezultatet janë vetëm pozitive. Sot janë përgatitur ekipet për inspektimin e mallrave ilegale dhe do të verifikohen për ato mallra që janë në Kosovë dhe për ato mallra që mund të kontrabandohen në rrugë tjera ilegale.

16: 35 – Mimoza Kusari-Lila: Njoftoj se kemi një përmbyllje të sukseshme. Morëm konfirmimin e plotë nga përfaqësuesit dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës se do të kemi garanci për kontrollin më të madh ndërkombëtar dhe një rikonfirmin për zbatimin e reciprocitetit dhe ndaljen e plotë të kontrabandës.

16:34 – Dedikimet për Kishën Serbe do të kalohen si çdokund tjetër.

16:33 – Treni që qarkullon nga Beogradi në Mitrovicë, për herë të parë pas 12 viteve do të kontrollohet nga Policia e Kosovës me ndihmë nga EULEX. Sa iu përket rrugëve tjera dytësore,a to do të kontrollohen dhe sigurohen nga KFOR-i.

16:32 – Pikat kufitare do të kontrollohen në mënyrë rigoroze dhe çdo person dhe automjet që do të kalojë pikën G1 dhe G31 do të kontrollohet për armë. Çdo person do të kontrollohet për dokumente identifikuese. Asnjë tjetër nuk do të kalojë ndryshe.

16:30 – Thaçi: “Ndihma humanitare do të lejohet të futet në Kosovë vetëm pasi të konstatohet nga organizatat ndërkombëtare që kanë vlerësuar se ekziston nevoja për një gjë të tillë. Vlerësimi do të bëhet nga inspektor të pavarur”.

16: 24 – Thaçi: Marrëveshja parasheh zhbllokimin rrugëve dhe mbajtjen e gjendjes së tanishme në pikat 1 dhe 31. KFOR do të jetë përgjegjës për pikat, ndërsa në parim ato do të jenë të mbyllura si zona ushtarake.

Prishtinë, 16:21 – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është arritur marrëveshja midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, për veriun e vendit.

Ai tha se aritja e kësaj marrëveshjeje është me peshë historike dhe ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, masat e reciprocitetit do të vazhdojnë në kufirin verior.

Thaçi, gjithashtu, ka thënë se do ta vazhdojë angazhimin për funksionalizimin e gjykatave në veri dhe për luftimin përfundimtar të krimit të organizuar.

*******************************

Mitrovicë, 16:02 – Mobilizohen serbët e veriut. E ashtuquajtura Komuna serbe e Mitrovicës i ka njoftuar sot qytetarët se 24 orë pandërprerë do ta bëjë bartjen e njerëzve nga të gjitha anët deri te barrikadat në rrugët e veriut.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë e ka angazhuar kompaninë “Kosmet-Prevoz”, e cila tërë kohën dhe pandërprerë do ta bëjë bartjen e njerëzve drejt barrikadave në Rudare.

*******************************

Mitrovicë, 15:42 – Kryetarët e të të ashqtuajturave komuna serbe në veri të Kosovës, i kanë vizituar sot barrikaduesit serbë në Rudare.

Radenko Nedelkoviq iu ka thënë huliganëve që i kanë bllokuar rrugët se, gjatë bisedës, gjeneralit Buhler i ka thënë se “në këto barrikada nuk ka njerëz që janë kriminelë, por këtu”, sipas tij, “është një popull shumë i mirë, që po lufton për mbijetesë dhe paqe”.

“Ky popull nuk do t’i pranojë kurrë institucionet e Kosovës, doganën dhe as njësitë ROSU të saj”, ka thënë Nedelkoviq në fjalimin e tij nxitës ndaj barrikaduesve në Rudare, duke ua përcjellë atyre, pas gjithë kësaj, apelin “për durim”.

Në anën tjetër, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantiç, iu ka thënë barrikaduesve se “Buhler nuk është i sinqertë dhe luan me letrën për t’i shqetësuar banorët”.

Porosia e katër kryetarëve të të ashtuajturave komuna të veriut dhe e Qeverisë së Beogradit, sihte se “vullneti i popullit duhet të respektohet, pavarësisht se çfarë marrëveshje arrihet”.

***********************************

Mitrovicë, 15:42 – Kryetarët e të të ashtuquajturave komuna serbe në veri të Kosovës, i kanë vizituar sot barrikaduesit serbë në Rudare.

Radenko Nedelkoviq iu ka thënë huliganëve që i kanë bllokuar rrugët se, gjatë bisedës, gjeneralit Buhler i ka thënë se “në këto barrikada nuk ka njerëz që janë kriminelë, por këtu”, sipas tij, “është një popull shumë i mirë, që po lufton për mbijetesë dhe paqe”.

“Ky popull nuk do t’i pranojë kurrë institucionet e Kosovës, doganën dhe as njësitë ROSU të saj”, ka thënë Nedelkoviq në fjalimin e tij nxitës ndaj barrikaduesve në Rudare, duke ua përcjellë atyre, pas gjithë kësaj, apelin “për durim”.

**********************************

Prishtinë, 12:39 – Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler i ka bërë komentet paraprake në një ceremoni, në të cilën ia ka dorëzuar Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor të Kosovës menaxhimin e 94 pikave me materiale toksike.

Prishtinë, 12:35 – “Ne i kemi angazhuar forcat e plota në Kosovë. Unë kam nevojë për forca shtesë që të jenë fleksibile. Sidomos rezervistë kemi kërkuar që të na dërgohen shtesë. Këto forca do të ofrohen nga Gjermania dhe Austria. Besoj se të hënën e javës së ardhshme do të jenë të gatshme për angazhim. Tani veç janë duke zbritur në aeroport”, tha ai.

Prishtinë, 12:33 – “KFOR-it i duhet liri e lëvizjes dhe barrikadat për momentin nuk janë pengesë e qarkullimit. Ka disa protesta për momentin dhe nuk është e nevojshme të spekulohet”, tha komandanti i KFOR-it në konferencën për shtyp që u mbajt në këto momente.

Prishtinë, 12:31 – Buhler: Nuk ka krizë humanitare. Kjo është përshtypje. Mirëpo nëse Kryqi i Kuq Ndërkombëtar vendos të dërgojë ndihma, nuk i ndalim. Janë lejuar të hyjnë disa ndihma humanitare.”

Prishtinë, 12:25 – “Ne e respektojmë çfarëdo vendimi të qeverisë. Ka disa përjashtime, që lejohen disa automjete civile për qarkullim. Por, për qarkullime komerciale janë portat e mbyllura. Detajet e marrëveshjes duhet të përpunohen ende dhe jam optimist se do të arrijmë marrëveshje”, deklaroi sot gjenerali Buhler.

*******************************

Mitrovicë, 10:25 – Barrikaduesve serbë, pas mesnate iu është drejtuar i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq.

Ai iu ka thënë barrikaduesve se nuk është arritur kurrëfarë marrëveshjeje deri më tani dhe i ka ftuar ata që të qëndrojnë në barrikada deri në arritjen e saj.

Serbët e veriut insistojnë në kthimin e situatës kaotike në kufijtë e Kosovës, në veri, ashtu siç ka qenë para datës 25 korrik.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11