Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:22

Prishtinë (E DIEL, 7 gusht), 14:12 – Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se Beogradi është përgjgjës për anarkinë dhe kontrabandën në veri të Kosovës.

Sipas tij, Beogradi po i financon strukturat kriminele serbe në veri të Kosovës.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës do ta vazhdojë me përkushtim angazhimin për shtrirjen e pushtetit dhe të ligjit në mbarë veriun.

**********************

Mitrovicë, 19:41 – I ashtuquajturi kryetar i Komunës së Mitrovicës, në veri, Krstimir Pantiq, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikoliqit ësht ëi vetmi kryetar që nuk e ka pranuar marrëveshjen dhe për këtë shkak, vendimi është shtyrë për të martën.

Burimi thotë se ka përplasje të madhe midis krerëzve serbë.

Po ashtu, bëhet e ditur se qytetarët serbë po nxirren me dhunë në barrikada,nga ana e grupeve kriminale dhe MUP-i serb.

Në raste të refuzimit të daljes në barrikada ata largohen ng apuna, iu hedhet eksploziv në shtëpi e makina dhe shpallen tradhtarë.

**********************

Prishtinë, 18:12 – Burime të portalit LajmeShqip.com konfirmojnë se ende nuk janë precizuar detajet dhe mënyra e implementimit të marrëveshjes për veriun.

Ndërkohë, bëhet e ditur se KFOR-i ka nisur një plan aksional, për të cilin do t’i vë në dijeni palët në javën e ardhshme.

****************************

Mitrovicë, 17:35 – Fatë ditës së sotme raportohet të jenë përforcuar barrikadat në veri të Kosovës, më saktësisht në Rudare dhe në Zupç. Burime të portalit bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur dru dhe zhavor, nga frika se KFOR-i mund të intervenojë.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11