Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:22

Beograd (E HËNË, 8 gusht), 08:31 – Bëhet e ditur se përfaqësuesit e katër komunave serbe në veriun e Kosovës, pas takimit rreth katër orësh me Presidentin e Serbisë Boris Tadiq, që përfundoi mbrëmë vonë në Beograd, kanë vendosur ta pranojnë marrëveshjen me KFOR-in.

Këtë e ka konfirmuar kabineti i Tadiçit. Pjesëmarrësit e takimit kanë ritheksuar “rëndësinë që institucionet ndërkombëtare të mbeten neutrale ndaj statusit të Kosovës”.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, dhe i ashtuquajturi ministër serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç.

“Kemi rënë dakort që të gjithë së bashku të ruajmë qetësinë, unitetin dhe stabilitetin në atë pjesë të Kosovës dhe të vazhdojmë bashkëpunimin me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë njëri nga të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve të veriut, Radenko Ndelkoviç.

Megjithatë, duket një prapakthim këtu. Ata, nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar kërkojnë “të respektojnë me përpikëri Rezolutën 1244”, në kohën kur Kosova ka shënuar tash më shumë se tre vjet nga shpallja e pavarësisë dhe ka rreth 80 njohje të shtetësisë nga vende të ndryshme të botës.

******************************

Prishtinë, 15:51 – Është krimi i organizuar, jo politika që e mban botën syhapur kundrejt Kosovës, ka thënë gjenerali Erhard Buhler. Gjermani, i cili komandon trupat paqeruajtësi të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) për gati një vit, ka përsëritur këtë pikëpamje aq shumë sa që është shndërruar në mantrën e tij.

Kriminelët kontrollojnë gjithçka në veriun e Kosovës dhe ndezin tensionet etnike që sjellin konflikte sa herë që interesat e tyre kërcënohen, ka thënë Buhler.

Kriminelët i takojnë minoritetit serb dhe shumica shqiptare punon me ta, dhe sipas gjeneralit, “strukturat kriminale e kanë fjalën e fundit”, shkruan “Observer”.

Krimi i organizuar përdorë grupet ekstremiste për qëllime të saj. Ka mobilizuar “ushtarët” për të krijuar pengesa në rrugë e madje kanë paguar serbët për të “mbrojtur” ato barrikada, thotë gjenerali.

Krimi i organizuar qëndron edhe pas djegies së kufirit në Jarinje, që është pikë e mosmarrëveshjes mes shqiptarëve dhe serbëve.

Misioni, thotë gjenerali, ka zbuluar anëtarët e organizatave ekstremiste serbe, si “Lëvizja Nacionale Serbe 1389” dhe “Lëvizja për Atdheun Serb – Nderi”, si dhe huliganët e futbollit, në mesin e demonstruesve në veri të Kosovës. Pos këtyre kriminelëve dhe ekstremistëve, shumë shërbime sekrete serbe besohet të luajnë rol në këtë trazirë.

Shqiptarët e përbëjnë 90 për qind të dy milionë banorëve të Kosovës. Por, në rajonin verior, 55 mijë serbë kalojnë shqiptarët në numër në raportin 6 me 1. Të inkurajuar nga Beogradi, ata rezistojnë, dhunshëm kur është e nevojshme, çdo autoritet që vjen nga qeveria qendrore në Prishtinë. Ata janë armiqësor po ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian dhe misionit të EULEX-it.

**********************

Prishtinë, 15:21 – Politikani serb Nebojsha Çoviq e ka akuzuar drejtpërdrejt Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Christofer Dell, për operacionin e Qeverisë së Kosovës në dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Nuk është e mundur që të ndodhë një aksion i tillë dhe të mos ketë qenë paraprakisht në dijeni ambasadori Dell, ka thënë ai.

**********************

Beograd, 14:59 – Kryetarët e katër të të ashtuquajturave komuna serbe të veriut të Kosovës, pjesë e strukturave paralele, kanë udhëtuar në Beograd, për të takuar presidentin serb, Boris Tadiq.

Ata do ta informojnë Tadiqin për zhvillimet në veri të Kosovës dhe do ta bisedojnë me të marrëveshjen e propozuar nga KFOR-i, për tejkalimin e situatës.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11