Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:22

 

Merdare (E ENJTE, 28 Korrik), 00:11 – Në këto momente policët e EULEX kanë hyrë në Merdare. Këta policë kanë ikur nga Jarinja, siç ka raportuar Portali LajmeShqip.com, dhe nën përcjelljen e policisë serbe, përmes Serbisë kanë mbërritur në pikën kufitare në Merdarë.

Gjithashtu, bashkë me ta ka policë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serbë.

Në këtë moment janë duke u bërë kontrollat e fundit kufitare për t’i lejuar ata të që hyjnë në Kosovë.

**********************************

Mitrovicë, 23:59 – Burimet e Portalit LajmeShqip.com brenda Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës konfirmojnë se ROSU është duke u parapërgatitur dhe duke bërë konsultat përfundimtare për ndërhyrje.

Shkaku u diskrecionit portali nuk do t’i përmendë detajet e ndërhyrjes. Policët janë siguruar se kanë municion të mjaftueshëm dhe të gjitha mjetet për ndërhyrje.

ROSU është në pritje të urdhrave pas përfundimit të kësaj mbledhjeje dhe konsultave përfundimtare.

*******************************

Mitrovicë, 23:45 – Burime të sigurta të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se në rrugën drejt pikës kufitare 31 janë identifikuar snajperistë serbë.

Nga shërbimi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë identifikuar snajperistë të vendosur nëpër pozicione të ndryshme në këtë drejtim.

******************************

Leposaviq, 23:31 – Pjesëtarë amerikanë të KFOR-it janë vendosur në Jarinjë, në Portën Kufitare 1. Ata i kanë bllokuar hyrje daljet me kontroll të rreptë.

*****************************

Prishtinë, 23:12 – Burime nga Kushtova kanë informuar Portalin se në këto momente numër i madh i forcave të KFOR-it është duke shkuar në drejtim të pikës kufitare 31, në Zubin Potok.

**********************

Prishtinë, 23:12 – Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka evidentuar lëvizje të dyshmita të automjeteve të ndryshme nga Çagllavica, Graçanica dhe enklava të tjera brenda Kosovës Qendrore, të kenë qarkulluar nëpër Prishtinë, në drejtim të Mitrovicës.

**************************

Prishtinë, 23:05 – “Dua të shtoj se këto zhvillime janë të papranueshme dhe destabilizuese. Është përgjegjësi e të dyja palëve, edhe e Prishtinës edhe e Beogradit, t’i ulin tensionet dhe të kthejnë qetësinë për të gjithë. EULEX është i gatshëm të ndihmojë në këtë mision. Dua të shprehë konsideratën time për këtë forcë. Gjithashtu edhe për KFOR-in, për vendosje të ligjshmërisë. EULEX është gati të ndihmojë dhe reprezenton 27 shtetet e BE-së. Në çdo rast dua të them se dhuna nuk do të tolerohet. Gentilini injoron pyetjet. Ai fton t’i kthehemi dialogut dhe të zgjidhen çështjet që nuk janë zgjidhur”, ka deklaruar Fernando Gentilini, përfaqësues i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gentilini nuk ka qenë i gatshëm të përgjigjet as në pyetje të ndryshme dhe ka injoruar ato, që i janë bërë nga gazetari i KTV-së, në një linjë të drejtpërdrejt telefonike.

**************************

Mitrovicë, 22:55 – Në afërsi të pikës kufitare 31, raportohet për të shtëna sporadike nga të dyja anët. Një njësi speciale ROSU ka depërtuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, me mjete të blinduara.

***********************

Fjalimi i plotë i Kryeministrit Thaçi.

22:38 – Thaçi: “Në këto momente kemi ballafaqime dhe vështirësi. Por do të kalohet. Ndihmesa më e madhe që ne mund t’i bëjmë vandalve është nëse ne lejojmë ndonjë incident ndëretnik. Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë duke u sulmuar nga vandalistët dhe kriminelët”.

22:37 – Thaçi: “Ky është momenti i së vërtetës për Kosovën, pas 12 vitesh. Ky është momenti i unitetit politik, qytetarë. Vendimi për kthimin e rendin nuk është aksidental. Është veprim me plan dhe do të realizohet me përpikëri. Ne punojmë për hapje të kufijve për kufi evropianë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë cenim.”

22:36 – Thaçi: “Ata që duan incidente mos lejoni në asnjë mënyrë. Demokracia do të fitojë. E drejta është në anën tonë. Është në interesin e të gjithëve. Ju garantojmë se do ta kthejmë rendin dhe Ligjin. Keni besim në ne. Ruani qetësinë. Në asnjë rrethanë nuk do të zbrapsemi”.

22:35 – “Turmat kriminale të financuara nga Beogradi po sfidojnë integritetin tonë. Me veprimet e sotme është demaskuar definitivisht. Ne nuk do të lejojmë sfidim si institucione dhe si KFOR. Të dashur qytetarë të Republikës, Ju ftoj ta ruani qetësinë dhe keni besim në institucionet. Do të shfrytëzojmë të gjithë autoritetin tonë.”

22:34 – Thaçi: “Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe nuk do të bëjmë kompromis me vandalistët. Ne nuk jemi duke matur vandalizmin. Nuk do të fitojë kriminaliteti dhe vandalizmi mbi vlerat Evropiane tona Skenari i Sërbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të ndodhë kurr dhe në asnjë rrethanë. Kurr më parë nuk kemi qenë më të vendosur.”

22:33 – Thaçi: “Ky është toka jonë, vendi jonë. E drejta jonë kushtetuese dhe ligjore. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dua t’iu drejtohem dhe t’iu bëjë apel që ta ruani qetësinë dhe të keni besim të plotë tek Institucionet e Republikës dhe në KFOR-in, i cili është në mbështetje në përpjekjet tona për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”.

22:33: Thaçi: “Ju siguroj dhe garantoj se nuk do të ketë asnjë kompromis. Reciprociteti do të instalohet. Aktualisht në këto momente kemi vështirësi dhe ballfaqaqime. Nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ketë kthim mbrapa”.

22:31 – Thaçi: “Fatkeqësisht në orët e pasditës një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga autoritetet e Beogradit kanë sulmuar pikën 1 dhe pikën 31. Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar dhe organizuar nga strukturat më të larta nga Qeveria e Serbisë. Pas kësaj djegie qëndron Beogradi”.

Prishtinë- “Të nderuar qytetarë të Republikës. Të nderuar përfaqësues të mediave. Qytetarë të dashur. Dua që t’iu drejtohem pas zhvillimeve të reja në Veriun e Kosovës. Siç jeni në dijeni pas përfundimit me sukses të operacionit të Njësive Speciale. Policia e rregullt kufitare dhe doganierët ishin të vendosur për të zbatuar në përpikëri Vendimin për reciprocitet”, tha ai.

Prishtinë -22:26 – Kryeministri sapo nisi konferencën.

*******************

Jarinjë, 22:25– Pas dhënies së dritës së gjelbër nga Komandanti i KFOR-it, gjenerali Buhler, pjesa dërmuese e forcave të EULEX-it të pranishme në perimetrin e pikave kufitare kanë ikur në drejtim të Serbisë. Sipas burimeve të Portalit LajmeShqip.com arsyeja e ikjes është moszbatimi i urdhrave gjatë aksionit të fundit.

***********************************

22:05 – Pamje nga hyrja e trupave gjermane në Veri të Mitrovicës.

Leposaviq, 21:59 – Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka deklaruar nga Leposaviqi: “Ndaj të gjithë ekstremistëve, KFOR është i përgatitur dhe ka autorizimin dhe vullnetin që t’i përdor të gjitha mjetet. Qëllimi im është të ruaj qetësinë. Secili është i lodhur nga kjo situatë. Jam krenar për të gjithë at që kanë qëndruar të qetë dhe nuk kanë reaguar. I ftoj të gjithë që t’i ndihmojnë KFOR-it, trupat gjermane, amerikane, unë si komandant i KFOR-it nuk dalloj mes ushtarëve. Kemi dërguar grupe afër Zveçanit. Amerikanët janë në Jarinjë, apo në të dyja pikat duket. Për momentin nuk ka nevojë për ndihmë nga Policia e Kosovës. Jemi mjaft të përforcuar. Sfida është ajo që ka të bëjë me KFOR-in, për shkak se serbët kanë armatim të rëndë. Për momentin nuk dijmë për të plagosur. Nuk kemi viktima, nuk kemi të plagosur nga personeli i KFOR-it aponga Policia dhe as nga qytetarët”.

*****************************************

Prishtinë, 21:52 – Kryeministri Thaçi pritet t’iu drejtohet qytetarëve të vendit në orën 22:00, pas pak minutash.

***************************************

Prishtinë, 21:49 – Burimet tona demantojnë raportimet e mediave se është djegur pika 31.

Në aksion janë thirrur edhe rezervistët e FSK-së.

***************************************

Prishtinë, 21:35 – Burime të Portalit LajmeShqip.com, bëjnë të ditur se në operacionin në kufirin verior të vendit është ftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

KFOR është duke u sulmuar dhe ka përleshje.

***************************************

Mitrovicë, 20:51 – Forcat Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur para pak çastesh drejt pikave kufitare 1 dhe 31 në operacionin për vendosjen e rendit atje, pas vënies së zjarrit nga turma të serbëve që kanë shkaktuar tollovi dhe bllokadë gjatë ditës së sotme.

Sot serbët i kanë djegur pikat kufitare 1 dhe 31.

Ndërkohë forcat e KFOR-it e kanë rrethuar në perimetrin 500 metra pikën kufitare 1, në Jarinjë, të cilën e kanë djegëur dhe e kanë bllokuar turma të tjera të serbëve.

*************************************

Mitrovicë, 19:51 – Pjesëtarë të KFOR-it e kanë gjetur sot trupin e njërit nga gjashtë serbët e vrarë në operacionin e djeshëm në Pikën Kufitare Nr. 31.

Portali LajmeShqip.com, duke iu referuar burimeve të veta, ka raportuar për gjashtë serbë të vrarë në operacionin e djeshëm të madh të Policisë së Kosovës.

**************************************

Leposaviq, 19:25 – Serbë të fustruar i kanë vënë zjarrin sot Portës Kufitare nr. 1 në Jarinjë të Leposaviqit.

Doganierët dhe policët e Kosovës janë tërhequr nga kjo portë kufitare me helikopterë.

Situata në Jarinjë është mjaft e tensionuar. Serbët në veri kanë shpallur “gjendje të jashtëzakonshme”.

Ndërkohë është bërë e ditur se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, RUSU, janë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë dhe presin urdhrin për veprim. (LajmeShqip.com)

***********************************

Vushtri, 18:44 – Është varrosur sot me nderimet më të larta dhe parakalimet e nderit të Policisë së Kosovës, në fshatin e tij, në Dubovc, pjesëtari i Njësisë Sepciale të Policcisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Në përcjelljen e tij të fundit ishin prezentë pos familjarëve të tij dhe kolegëve nga Policia e Kosovës, edhe zyrtarët më të lartë të vendit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka nderuar sot policin e rënë në krye të detyrës, me Urdhërin Hero i Kosovës.

Enver Zymberi, pjesëtar i njësive elite të Policisë së Kosovës, ka rënë dje, pasi u plagos nga një snajper serb, në operacionin e madh të Qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31, në veri të vendit. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë, 17:44 – Situata në veri të Kosovës është tensionuar sërish pasditen e sotme.

Raportohet se nëntë doganierë të Republikës së Kosovës janë bllokuar nga serbët në pikën kufitare 1, pa asnjë mundësi të depërtimit deri te ata.

Atyre ka provuar t’u shkojë në ndihmë edhe një helikopter forcave të KFOR-it, por pa patur mundësi të aterimit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 11 policë të Kosovës dhe doganierë janë vendosur sot në pikën kufitare 31. (LajmeShqip.com)

*********************************

Prishtinë, 14:57 – Personalitetitet më të larta të shtetit kanë bërë sot homazhe para funeralit të policit të Njësisë speciale, Enver Zymberi, i cili ndërroi jetë në natën e së martës si pasojë e plagëve të marra gjatë operacionit të zhvilluar në veri të vendit.

Në organizimin e Policisë së Kosovës, krerët më të lartë të shtetit, sikurse presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi së bashku me gjithë kabinetin qeveritar, drejtues të forcave politike, por edhe shumë qytetarë janë përkulur para arkivolit të pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Enver Zymberi, i cili ishte vendosur për një orë në ndërtesën e administratës së Policisë së Kosovës.

***************************************

Prishtinë, 14:51 – Fotografi nga homazhet e policit të rënë, Enver Zymberi.

https://www.lajmeshqip.com/kombetare/sot-ne-oren-1700-varroset-polici-enver-zymberi

***************************************

Prishtinë, 14:45 – “Ndërkombëtarët dështuan për 12 vjet të ndërmarrin një aktivitet të vetëm në veri, për të vënë rend e ligj. Ska më justifikim. Ska kthim në status quo”, ka thënë prerë kryeministri Thaçi në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllurat të Qeverisë së Kosovës.

*********************************

Prishtinë, 14:44 – “Nuk do të dialogojmë me askënd për rregullimin e brendshëm. Policia e Kosovës multietnike dhe doganierët do jenë në pikat kufitare 1 dhe 31. Do ta respektojnë vendimin për reciproritet”, ka thënë Kryeminsitri i Kosovës.

*********************************

Prishtinë, 14:37 – Thaçi: EULEX-i refuzoi të na mbështesë, veproi kundër mandatit të tij.

“Është e paspjegueshme se si EULEX-i e don mbrojtjen e Kushtetutës sa i takon imunitetit, ndërsa refuzon ta mbrojë rendin Kushtetues për Veriun”, ka thënë kryeministri Thaçi.

*********************************

Prishtinë, 14:33 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka thënë: “Borgj ia kemi Enverit dhe fëmijëve të tij ta ruajmë kufirin përgjithmonë”.

Qeveria e Kosovës i ka ndarë Familjes së policit Enver Zymberi një ndihmë prej 25 mijë eurosh.

*********************************

Prishtinë, 14:21 – Burime të Portalit LajmeShqip.com mësojnë se në këto momente Qeveria po mbanë mbledhjen me dyer të mbyllura, ku po diskutohet situata në veri.

Është kjo mbledhja e parë në dy mandate ku medieve nuk u lejohet qasje në punimet e mbledhjes.

Një burim qeveritar ka bërë të ditur se pjesa e dytë do të jetë e hapur, ku do të miratohen disa projektligje. (LajmeShqip.com)

******************************

Tiranë, 13:00 – Ministria e Punëve të Jashtme shprehu me anë të një deklarate për shtyp, keqardhjen për humbjen e jetës së një polici si dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga dhuna e ushtruar ditët e fundit në veri të Republikës së Kosovës.

“Republika e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur ndërkombëtarisht nga 77 shtete, si një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan’, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Sipas saj, “është e domosdoshme që zgjidhjet të vijnë përmes dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, zbatimit të “Strategjisë për Veriun” të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, që do të bëjnë të mundur ushtrimin e pushtetit legjitim të autoriteteve të zgjedhura të pushtetit qendror e lokal në veri të Kosovës.

“Zgjidhja e problemeve të mbetura mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duhet bërë nëpërmjet procesit të dialogut dhe është thelbësore që konkluzionet e arritura mes tyre, me ndërmjetësimin e BE-së, të shndërrohen në marrëveshje të zbatueshme me garanci ndërkombëtare”, përfundon deklarata e MPJ.

**********************************

Prishtinë, 12:40 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë sot vendim që Enver Zymberi, polic i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, të dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me motivacion “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Vendimi u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores për Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidentja e Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, nenet 3 dhe 5.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të huaj, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

**********************************

Mitrovicë, 12:24 – Veriu i vendit vazhdon të mbetet nën kontrollin e forcave të rendit pas vendosjes së policisë së Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31, e cila rezultoi me një polic të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Gjendja, sipas policisë, mbetet e qetë, megjithëse nën tension, pasi serbët e veriut vazhdojnë të mbajnë të bllokuar dy arteriet rrugore që çojnë në dy pikat kufitare.

Portat veriore 1 dhe 31 vazhdojnë t’u ngjajnë më shumë kufijve shtetërorë, pas marrjes së tyre nën kontroll nga policia e Kosovës, megjithëse prezenca e forcave ushtarake të KFOR-it është ende e madhe në këtë pjesë dhe situata akoma nuk është normalizuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë se policia po vazhdon t’i kryejë detyrat e saj së bashku me njësitë doganore, përderisa serbët nuk po heqin dorë nga kundërshtimi i vendosjes së policisë në kufijtë veriorë.

Dy ditë më parë Qeveria e vendit kishte vendosur t’i dërgonte njësitet elite të policisë për të marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31, të cilat që nga viti 2008 ishin vetëm nën kontrollin e pjesëtarëve të Policisë së EULEX-it.

Vendimi kishte ardhur pasi rrezikohej vendimi për masën e reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë, për shkak se EULEX-i nuk e respektonte këtë vendim.

*********************************

Prishtinë, (E MËRKURË, 27 Korrik11:31) – Është bërë e ditur se sot në orën 12:00 do të mbahen homazhe për policin e rënë në detyrë, Enver Zymberi.

Homazhet mbahen në hapësirat e Shtabit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

Ndërkaq, në orën 17:00 do të bëhet varrimi i tij në fshatin Dubovc të Vushtrisë. (LajmeShqip.com)

*********************************

Prishtinë, 23:05 – Para pak minutave, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, për të cilin kishte raportuar më herët Portali LajmeShqip.com.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka e ka konfirmuar vdekjen e anëtarit të njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberit, i lindur më 1979, baba i tre fëmijëve. Ai ka thënë se Enveri ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës prej vitit 2000, dhe ishte ndër gjeneratat e para.

Ndërsa, mjeku kujdestar, anestiziologu Agron Balaj, ka deklaruar se, megjithë përpjekjet maksimale të mjekëve, ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së Enverit, për shkak se plumbi e kishte goditur në pjesë të ndjeshme të kokës.

Ai ka thën se për shkak të ndjeshmërisë së plagës, ndërhyrja kirurgjike për heqjen e plumbit ka qenë e pamundur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës nuk ka konfirmuar se me çfarë lloji të armës është vrarë polici Enver Zymberi. Ai ka thënë se kjo do të bëhet e ditur nesër, pasi të jetë bërë ekspertiza përkatëse.

Gjithashtu nuk është bërë e ditur se kur do të varroset polici i rënë në detyrë.

*********************************

22:22 – Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i plagosur nga një snajper serb gjatë operacionit në veri të Kosovës.

Enveri, i lindur në vitin 1979, nga një fshat në afërsi të Vushtrisë, ishte baba i tre fëmijëve dhe ishte pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e Mitrovicës. (LajmeShqip.com)

*********************************

21:37 – Raportimi maratonik i ditës së sotme nga Portali LajmeShqip.com nis përmbylljen me fjalën e fundit institucionale që erdhi, vetëm 24 orë pas aksionit shtetëror në veri, nga maja e shtetit të Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga, e cila më në fund, i dha mbështetje vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë aksion janë plagosur 4 policë të njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, njëri nga ta, Enver Zymberi (1980), i plagosur rëndë nga snajperët serbë. Ndërsa, sipas burimeve tona, të pranuara gjatë raportimit, janë tre serbë të vrarë, të cilët dyshohet të kenë qenë anëtarë të Shërbimit Sekret Serb.

Bilanci 24-orësh i aksionit të Njësisë së Policisë së Republikës së Kosovës, i nisur mbrëmë, rezultoi me një frymëmarrje krejt të shlirë në pikat veriore kufitare 1 dhe 31, të cilat më në fund lëvizin nga pozicioni vakant 3-vjeçar.

Në këtë aksion janë plagosur 4 policë të njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, njëri nga ta, Enver Zymberi (1980) rëndë.

Të vetëdijshëm se raportimi i drejtpërdrejtë, në momente të caktuara ishte me më shumë detaje se ç’duhej, ne i falënderojmë qindra-mijëra lexuesit që na ndoqën pandërprerë, gjatë gjithë këtij 24-orëshi maratonik të drejtpërdrejtë. Portali ynë nuk do të hezitojë të raportojë besnikërisht të së vërtetës dhe profesinalizmit, edhe në zhvillimet në vijim. (LajmeShqip.com)

*********************************

Deklarata e plotë të Kryeministrit Thaçi.

21:03 – Kosova do të jetë shtet i lirë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, ka deklaruar kryeminstri. Secili duhet të ndihet krenar me shtetin e Kosovës, ka thënë Thaçi, në konferencën që sapo përfundoi.

21:01 – Nuk kishte asnjë lloj provokimi. Secili duhet të ndihet krenar me shtetin e Kosovës, ka thënë Thaçi.

21:00 – Thaçi u deklarua për ndihmë dhe përkrahje nga ndërkombëtarët në angazhimet e nisura të qeverisë. Kushtetuta dhe sovraniteti janë të shenjta dhe janë mbi partneritetet dhe lojalitetet.

Ne demonstruam përcaktimin tonë për rend dhe ligj dhe kundër kontrabandës dhe korrupsionit në çdo cep të Kosovës.

20:56 – Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Ju ftoj për forcimin e unitetit qytetar e politik. Të bashkuar do të kemi sukses. Ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis për të drejtat tona. Ne vetëm po ushtrojmë të drejtat tona ligjore dhe kushtetuese.

20:54 – Jam i bindur që vepruam drejt. Nuk mund të tolerojmë që ajo pjesë e Kosovës të jetë vrimë e zezë e Evropës.

20:51 – Kryeministri Thaçi u uroi shërim sa më të shpejtë policëve të plagosur të Kosovës dhe përgëzoi për punën profesionale. Ai falënderoi pjesëtarët e KFOR-it dhe të gjithë qytetarët.

20:47 – Sapo filloi konferenca e shtypit.

*********************************

Prishtinë, 18:31 – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në orën 20:30, sonte, do të mbajë konferencë për media rreth zhvillimeve të sotme në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të rimarrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

Kryeministri Thaçi e kishte urdhëruar mbrëmë vonë, personalisht, ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për rikthimin e kontrollit në këto dy pika kufitare.

Ai, sot në mëngjes e vizitoi Leposaviqin.

*********************************

Prishtinë, 18:13 – Sipas burimeve të Portalit LajmeShqip.com brenda policisë së Kosovës, dyshohet se 3 serbë janë të vrarë gjatë zhvillimeve të fundit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë urdhruar të shpërndahen në regjionet përkatëse të Kosovës.

*********************************

Prishtinë, 18:04 – Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i plagosur nga snajperët serbë në Zubin Potok, konfirmohet se është tranferuar me helikopter për trajtim të mëtejmë në QKUK, në Prishtinë.

Ai është në rrezik për jetën.

*********************************

Prishtinë, 17:39 – Polici i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i cili është qëlluar me armë zjarri nga serbët që kanë bllokuar rrugën në afërsitë të pikës kufitare Bërnjak, nga Qendra e Njësisë Familjare në Mitrovicë është dërguar me helikopter të KFOR-it në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Mësohet jeta e policit të plagosur është në rrezik, ndërsa mendohet e ai është qëlluar nga një snajperist serb, pas tentimit të Njësisë Speciale që të kthehet në pikën kufitare 31.

*********************************

Zubin Potok, 17:18 – Informacionet e fundit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka tentuar ta marrë nën kontroll pikën 31, por në vendin e quajtur “Te Tuneli”, përgjatë rrugës në pikën 31, forcat janë kthyer pasi që kanë hasur në breshëri të shtënash.

“Te Tuneli” është pjesa e bllokuar. Njësia Speciale nuk ka arritur të depërtojë për t’u vendosur në pikën 31 dhe pjesëtarët e saj janë zbrapsur.

Ndërsa, pika 31 është lëshuar nga policia kufitare, por aty janë duke qëndruar njësia speciale e Policisë së Kosovës, njësia speciale polake e KFOR-it dhe policia e rregullt e Kosovës (e përbërë nga serbët). Aty nuk ka prezencë të forcave ROSU. (LajmeShqip.com)

*********************************

Zubin Potok, 17:10 – Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, të pozicionuara për t’i mbrojtur pikat 1 dhe 31, kanë shkëmbyer zjarr sikur në dy vija të frontit të luftës.

Nuk raportohet për të plagosur nga asnjëra palë.

Njësi të tjera speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në gjendje gatishmërie dhe po i presin urdhrat e mëtutjeshëm. (LajmeShqip.com)

*********************************

Zubin-Potok, 16:59 – Kryetari paralel i Leposaviqit, Branko Niniq, përkundër apelit që u ka bërë qytetarëve serbë për të dalur në protestë dhe për t’i bllokuar rrugët, nuk ka pasur sukses, sepse vetëm 20 persona kanë dalë në rrugë dhe situata përgjatë kufirit në Jarinjë është e qetë, derisa pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po e mbikëqyrin situatën.
Ndërsa në Bërnjak situata është e tensionuar, ende po vazhdojnë të shtënat midis grupeve të serbëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Kurse në Qendrën Mjekësore Familjare në Mitrovicë është dërguar një polic i plagosur, jeta e të cilit është në rrezik, ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Agim Peci.

*********************************

Prishtinë, 16:25 – Enver Zymberi, pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, të plagosur rëndë në kokë nga snajperët serbë, është i moshës 30-vjeçare.

*********************************

Zubin Potok, 16:17 – Enver Zymberi është emri i policit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, të plagosur rëndë në kokë nga snajperët serbë. Ai është në gjendje kritike.

*********************************

Zubin Potok, 16:01 h – Njësitë Speciale ROSU të Policisë së Kosovës janë në pritje të urdhrave të tjera për veprim në veri të vendit.

Ndërkohë, Portali LajmeShqip.com ka konfirmuar nga burime zyrtare gjendjen e policit të plagosur rëndë të njësisë special ROSU nga regjioni i Mitrovicës.

Zyrtarisht dhe ai vazhdon të jetë në gjendje kritike, por është gjallë.

Serbët kanë sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e njësitit special, derisa ishte duke u rikthyer në veri. Ndërkohë një polic është plagosur rëndë, pasi është qëlluar nga largësia me snajper, kanë bërë të ditur burime nga policia. (LajmeShqip.com)

*********************************

Prishtinë, 15:33 – Policia speciale do të mbetet në pikat 1 dhe 31, ka thënë prerë para pak çastesh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pohimet për kompromis me Serbinë, janë hedhur poshtë nga kryeministri Thaci, i cili ka potencuar vendimin se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndroj në pikat kufitare 1 dhe 31.

*********************************

Zubin-Potok, 15:29 – Rreth 30 automjete të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, janë nisur në drejtim të Zubin-Potokut, në shkëmbim zjarrin që po eskalon.

Krahas njësiteve të Policisë Speciale janë nisur edhe forca të shumta të KFOR-it.

Shkëmbime zjarri me intensitet të rritur po ndodhin në Zubin Potok.

*********************************

Mitrovicë, 15:12 – Portali LajmeShqip.com mëson nga burime të pakonfirmuara mirë se ka ndërruar jetë pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), nga regjioni i Mitrovicë, i plagosur në Zubin Potok, para pak çastesh.

*********************************

Mitrovicë, 15:06 – Jeta e pjesëtarit të Njësisë Speciale, ROSU, të regjionit të Mitrovicës është në rrezik.

*********************************

Mitrovicë, 14:59 – Një pjesëtar i Njësisë Speciale ROSU-së është plagosur rëndë në hyrje të Zubin Potokut dhe po dërgohet me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

*********************************

Mitrovicë, 14:47 – Pas gjuajtjeve dhe sulmeve të ndryshme nga serbët, një njësi speciale e regjionit të Pejës është nisur drejt kufirit Zubin Potok (pika 31), ndërkohë që, siç kemi raportuar më herët, atje tashmë veç gjendet një njësi patrolluese e FIT-it.

Në këto momente, njësia speciale ROSU pritet të mobilizohet dhe të armatoset edhe njëherë dhe të dërgohet për përforcime në pikën 31 në Zubin Potok. Situata është e tensionuar. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë, 14:37 – Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, janë tërhequr nga Pika 31 në Zubin Potok dhe aty janë vendosur doganierët, policia kufitare dhe policia e rregullt, njoftojnë burime të Portalit LajmeShqip.com.

Mbrojtjen dhe sigurinë aty është duke e ofruar KFOR-i, pas arritjes së marrëveshjes me KFOR-in.

Ndërkohë, nga Pika 1, në Leposaviq, raportohet se aty janë ende prezente njësitë speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, pasi që është e bllokuar rruga nga serbët.

Pritet që gjatë ditës të tërhiqen edhe njësitë tjera speciale pasi të jenë vendosur aty pjesëtarët e policisë kufitare dhe doganierët, gjithashtu nën sigurinë e trupave të KFOR-it.

Ndërkohë, raportohet se Njësia Speciale e Intervenimit të Parë, FIT, nuk pritet të ndërhyjë.

Në Leposaviq ende ka pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, të cilët do të qëndrojnë aty deri në vendosjen e policisë kufitare dhe të doganierëve, kurse kjo pikë (Pika 1) do të ruhet nga KFORI dhe policia kufitare. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë, 14:12 – Njesia Speciale e Policisë së Kosovës është tërhequr nga pika kufitare Bërnjak, në bazë të një urdhri të dhënë, ndërsa gjatë tërheqjes janë sulmuar nga serbët e armatosur në Zubin Potok. Tani për tani nuk ka informacione nëse ka të vrarë apo të plagosur.

Policia e Kosovës është duke biseduar që të tërhiqen edhe nga pika kufitare në Jarinje, por që kjo tërheqje të bëhet pa pasoja. Nuk specifikohet se nga kush është dhënë urdhrin për tërheqje, por para dhënies së urdhrit është arritur një marrëveshje mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Byler. Po ashtu Byler ka zhvilluar një takim edhe me kreun e delegacionit serb në bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviq.
Sipas marrëveshjes, kontrollin kufitar në dy pikat do ta merr policia e rregullt e Kosovës dhe punonjësit doganorë, ndërsa Stefanoviq ka garantuar se pas tërheqjes së Njësisë Speciale, serbët do t’i zhbllokojnë rrugët.

*********************************

Mitrovicë, 13:33- Gjatë kthimit nga pika 31 ka pasur gjuajte me armë dhe një mjet transportues i Policisë së Kosovës është goditur me së paku dhjetë plumba.

Si kundërpërgjigje pritet të reagojë Njësia e armatosur me armatim të rëndë për Intervenim të Parë, FIT. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë, 13:30 – Raportimet e fundit të Portalit LajmeShqip.com njoftojnë se sapo ka filluar mobilizimi dhe organizimi i Njësisë FIT të Policisë së Kosovës (Njësia për Intervenimin e Parë).

Ky njësit do të vendoset në pikën 31, ku janë tërhequr pjesëtarët e njësiteve të tjera speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kryen me sukses aksionin e mbrëmshëm. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë, 13:06 – Njësia speciale ROSU fillon dorëzimin e kontrollit tek autoritetet shtetërore të Kosovës.

Pas realizimit të sukseshëm të aksionit të ndërmarrë për të vendosur rendin dhe Ligjin në çdo cep të territorit të Kosovës, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar tërheqjen graduale nga pikat 1 dhe 31, duke dorëzuar kështu përgjegjësinë e tyre tek doganierë dhe police.

ROSU nuk janë as doganierë dhe as policë të zakontë për të qëndruar në pikat kufitare, prandaj tërheqja e tyre nuk shihet si tërheqje apo zbrapsje nga aksioni. (LajmeShqip.com)

*********************************

Leposaviq, 12:55 – Zhbllokohen policët e rrethuar të Kosovës, nga serbët, në pikën më të ndjeshme të aksionit.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e bllokuar dje në formën “sendwich”, në pikën 1, ka arritur para pak çasteve të përbirohet përmes rrugëve anësore dhe të largohet nga ky rrethim.

Njësia e përbërë prej rreth 50 anëtarëve tani është duke u kthyer në bazën e afërt të Policisë së Kosovës. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë, 12:36 -Vetëm para pak minutave sapo ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicë, afër tre rrokaqiejve, raportuan burime të Portalit LajmeShqip.com, nga vendi i ngjarjes.

Afër urës së Ibrit janë vendosur shumë autoblinda të EULEX-it, të forcave të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

Gjendja momentalisht duket nën kontroll dhe e qetë. Në një vendbanim, Rudar, është bllokuar rruga nga serbët, ndërkohë që mbrëmë në fshatin Zubç e kanë bllokuar rrugën duke hedhur zhavor në asfalt. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë, 12:03 – Nuk janë forcat speciale të Policisë autoritetet e vetme që kanë marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Burime të portalit LajmeShqip.com bënë të ditur se, me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi, ekipe të doganierëve janë vendosur atje para pak çastesh. Sipas këtyre burimeve, prej tash secili kalim në këto pika do t’i nënshtrohet kontrollit të rregullt doganor.

Kjo ka bërë që doganierët Kosovarë të kthehen në portat doganore në kufi me Serbinë pas më shumë se 3 vjetësh. Të dyja qenë djegur nga serbë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe qe atëherë ato kanë qenë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës. (LajmeShqip.com)

*********************************

Prishtinë, 11:19 – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, në një intervistë të dhënë sot për Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar marrjen e pikës doganore 1, në Jarinje, nga Policia e Kosovës, pas pikës 31, në Bërnjka.

“Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është e qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se njësit

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11