Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 14:51

Mitrovicë – Disa banorë shqiptarë që jetojnë në një lagje afër varrezave myslimane në veri të qytetit, janë kërcënuar nga punëtorët e ndërmarrjes serbe ‘Elektrokosmet’ që menaxhon me energjinë në veri, se do t’i shkyçin nga rrjeti nëse nuk i paguajnë faturat. 

Për këtë shqetësim, ata kanë vizituar të martën përfaqësuesit komunalë, me ç’rast kanë biseduar me nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Riza Haziri. 

Hajrullah Azemi, një banor në moshë të shtyrë që shoqërohej edhe nga disa fqinjë të tij që jetojnë në atë lagje, tha se këto kërcënime janë si formë presioni ndaj tyre. 

“Ne jetojmë 20 familje në atë lagje dhe asnjë nuk e ka shitur pronën. Kjo si duket i ka nervozuar strukturat serbe që pretendojnë të pastrojnë etnikisht veriun”, ka thënë Azemi. (LajmeShqip.com)