Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 15:04

Mitrovicë- 35 mijë votues janë thirrur në referendumin nga katër kryetarët e vetshpallur në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar autoritetin e shtetit të Kosovës.

Sipas burimeve të LajmeShqip.com, do të votohet në 82 vendvotime në 4 komuna në veri të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin-Potok.

Të gjitha përgatitjet sa i përkët mbajtjesë së referendumit në 4 komunat në veri të Kosovës janë në përfundim e sipër ka thënë antari i komisionit Komunal të Zveçanit, Ljubomir Radoviç, njëkohësisht person i caktuar për komunikim me media.

Komisionet komunale kanë filluar punojnë, ndërsa fletëvotimet janë në shtypshkronja dhe deri të enjtën do të jetë të gatshme ka thënë Radoviç për media.

Sipas tij, të ashtuquajturat Kuvende Komunale kanë sjell listat e votuesve dhe kanë kryer punët tjera teknike dhe me këtë besoj se referendumi do të mbahet në bazë të rregullave dhe ligjeve.

Radoviç më tej ka saktësuar se do të mbahen 4 referendume në 4 komunat por procedurat dhe rregullat janë të njëjta.

“Pyetja, a i pranoni apo jo institucionet e Kosovës do të jetë ashtu pasi qytetarëve dhe institucioneve po i bëhet bërë presion që të pranojnë institucionet e pothjuajse shtetit të Kosovës” ka thënë Radoviç. Ai ka shtuar se të gjithëve do t’iu japim mundësinë që të përgjigjen me “Po” ose “Jo” dhe për këtë të vendosin në referendum.

Shumë strategji janë bërë për të zgjidhuar problemin e veriut të Kosovës dhe gjithnjë pa serbët të cilët jetojën në këtë pjesë dhe pa vullnetin e tyre, ka arsyetuar organizimin dhe mbajtjen e referendumit por përgjigjja parprakisht dihet.

Sipas tij shumica e fletëvotimeve do të shtypen në gjuhën serbe në alfabetin cirilik, por komisionet komunale duhët të vendosin se sa fletëvotime duhet të shtypen edhe në gjuhën shqipe.

“Për mbarëvajtjen e referendumit do të kujdesen komisionet ndërsa janë thirrur edhe vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë”- ka thënë zëdhësni i këtij referendumi.

Ai ka shtuar se votimi do të mbahet në vendet që janë mbajtur më parë dhe këto kryesisht janë shkollat, ku votimi do të jetë i organizuar ndërsa procesi mësimor nuk do të pengohet.