Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 15:05

Mitrovicë – Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës, në takimin e sotëm vlerësoi se situata e sigurisë në komunë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë, ndërsa ka rënë edhe intensiteti i trendëve negative në komunat fqinje në veri.

Komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në pjesën jugore të qytetit situata e sigurisë ka qenë e qetë dhe pa incidente.

Ai tha se situata e tillë ka qenë edhe në lagjet veriore të qytetit me popullatë të përzier etnike, ku policët nga stacioni jugor bëjnë sigurinë e qytetarëve.

Zabeli tha po ashtu se policia është duke e zbatuar planin e vet operativ me sukses dhe se falë kësaj ka rënë dukshëm edhe kontrabanda dhe se janë zbuluar raste që nuk e respektojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet.