Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 11:33

Prishtinë, 6 mars Disa persona të panjohur kanë shtënë mbrëmë mbi ndërtesën e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USID) në pjesën veriore të Mitrovicës. Nuk ka viktima.

Zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Besim Hoti deklaroi se kryerësit e veprës kanë shtënë ndaj zyrës së agjencisë për programin Iniciativat demokratike për komuna efektive (DEMI) dhe se janë shkaktuar vetëm disa dëme materiale.

Përfaqësuesit e programit merren me zhvillimin e strukturave komunale.

Tani për tani nuk ka të dyshuar për incidentin.