Lajme Shqip Saturday, 08 December 2012 16:07

Mitrovicë – Nga të shtënat e mbrëmshme në pjesën veriore të Mitrovicës është plagosur serbi nga Kosova D .M, zëvendësshef i Zyrës së Kosovës në Mitrovicë.
Shefja e Zyrës Administrative Adriana Hoxhiq ka thënë se pos zëvendësit të saj në shënjestër kanë qenë edhe tre kolegë të tij, njoftojnë medie serbe.
Sulmi ka ndodhur kur katër nëpunës të Zyrës po dilnin nga një kafene dhe është bërë nga një sulmues i maskuar shtiu në drejtim të tyre duke e goditur në këmbë njërin nga ta.
D.M. iu dha ndihma mjekësore dhe pastaj u dërgua në shtëpi.
Sulmuesi, thotë Hoxhiq, iku me automobil,
Ajo e dënoi rreptësisht këtë sulm.
Kundër D M edhe më parë janë bërë sulme. Në oborrin e shtëpisë së tij në Zveçan disa herë janë hedhur bomba.(LajmeShqip.com)