Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 20:27

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 10 Dhjetor, 14:20) – Nata në veriun e Kosovës e sidomos në atë të Mitrovicës ka qenë shumë e tensionuar, ku grupet kriminale serbe kanë filluar të lajnë hespet mes tyre, se kush do ta kontrollojë kontrabandën dhe krimin  e organizuar në veri. 

Të shtënat në mbrëmje kanë qenë të shumta në drejtim të objektit të zjarrfikësve ku është vendosur edhe grupi kriminal serb ‘Shigjeta’. Poashtu pasur të shtëna edhe në drejtim të të ashtuquajturit ndërtesës së strukturave paralele serbe. Banorët e lagjës së boshnjakëve të komunitetit jo-serb kanë deklaruar se kemi qenë shumë të shqetësuar për të shtënat që na e kanë kujtuar luftën dhe fëmijët kanë përjetuar caste frike dhe terrori.

Në anën tjetër, të shtënat mes grupeve kriminale serbe kanë vazhduar edhe gjatë tërë natës në veri të Mitrovicës, por të shtëna në mesë të këtyre grupeve ka pasuar edhe në Zveçan.

Në anen tjetër dy magjistralet kryesore të veriut të vendit ende mbeten të mbyllura për shkak të barikadave që janë duke i vendosur këto grupe kriminale, ka edhe shumë njerëz që janë duke i rujatur barikadat kryesore. Të gjithë këto grupe kriminale serb që merrën me ruajtjen e barikadave paguen nga Qeveria e Serbisë.

************************

Një luftim i ashpër me armë zjarri në mes të grupeve kriminale serbe është regjitruar në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

 Ngjarja ka ndodhuar rret orës 18 :40 kur një grup ka sulmuar nga një ndërtesë në afërsi me armë zjarri objektin e zjarrëfikësve si dhe Qendrën Kordinuese Serbe për Kosovën që janë ngjitur njëra me tjetrën.

Po ashtu nga këto objekte, ka ardhur edhe përgjigja me armë zjarri kundër sulmuesve.

Në këto dy objekte gjenden mbi 20 pjestarë të njësisë paramilitare serbe ‘Shigjeta’ të cilët ndërhyjnë në rast emergjente kur KFOR-i apo EULEX-i tentojnë të largojnë ndonjë barrikadë apo kur është i nevojshem ndonjë ndërhyrje e grupeve kriminale serbe kundër shqiptarëve.

Burimet më tej ka precizuar se ‘Shigjeta’ janë duke përkrahuar vijën e strukturave radikale serbe që janë kundër largimit të barrikadave ndërsa sulmi është kryer nga ana e grupeve që janë për largimin e barrikadave dhe marrjen në dorë të të gjithë kontrabandimit në veri të Kosovës. 

Për momentin nuk dihet nëse ka patuar të vrarë apo të plagosuar në mesë të serbëve.