Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 08:34

Mitrovicë – Në horizontet e minierës në Stantërg të Trepçës, sot kanë zbritur gjithsej 75 minatorë së bashku me stafin menaxhues. Në horizontin e njëmbëdhjetë kanë zbritur 40 minatorë, në atë të pestë 15, ndërsa në horizontet tetë dhe nëntë kanë zbritur nga 10 minatorë. Çdo minator i ri do të ketë nga një minator të vjetër për t’i treguar mënyrën e punës në horizonte, bëri të ditur menaxheri i kësaj miniere, Beqir Maliqi. Këta janë minatorët e parë shqiptarë që për më shumë se dy dekada janë pranuar në punë në minierën Trepçës së Stantërgut.