Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 08:00

Prishtinë-Mitrovica ka hapur të gjitha rrugët e bllokuara nga reshjet e shumta të dëborës të javës së kaluar, u raportua sot në seancën e Kuvendit të Komunës.

Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, theksoi punën e madhe që është bërë për zhbllokimin e të gjitha rrugëve nga dëbora e madhe që kishte rënë nga data 24 janar, kur ishin mbyllur pothuaj të gjitha rrugët jashtë qytetit.

“Bashkë me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kemi qenë të angazhuar pa ndërprerje që banorëve të  rajonit të Shalës së Bajgores, por edhe të atyre të pjesëve të tjera, që nuk kishin mundësi qarkullimi për shkak të dëborës që i kishte mbyllur rrugët, t’u shkojmë në ndihmë, falë punës së madhe që është bërë ditën e natën, kështu që tani asnjë lagje në territorin e komunës së Mitrovicës nuk është e bllokuar”, ka thënë Veseli.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës u aprovua Rregullorja për organizimin e ri të administratës komunale të Mitrovicës. (LajmeShqip.com)