Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 14:32

Mitrovicë – Njësia speciale e policisë së Serbisë, xhandarmëria, ka bllokuar një vendkalim ilegal që ndodhet përbri rrugës legale në Jarinjë. “Viktimië” e këtij aksioni ka qenë edhe kreu i KNS-së Milan Ivanoviç.

Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari i Këshillit Nacional Serb, Milan Ivanoviç. Sipas tij pjesëtarët e xhandarmërisë serbe, mëngjesin e sotëm, kanë mbyllur, rrugën alternative në Jarinjë, rruga e cila çon nga Jarinja në Rudnicë, është mbyllur gjatë mëngjesit të sotëm.

Ivanoviç ka thënë se fillimisht atë në afërsi të Jarinjës e ka ndaluar KFOR-i amerikan, i cili e ka legjitimuar dhe e ka lëshuar, ndërsa më pas xhandarmëria serbe ia ka pamundësuar vazhdimin e mëtutjeshëm.

“U tërhoqa vërejtjen që ne jemi qytetarë të Serbisë, që kemi letërnjoftime dhe se kemi të drejtë të lëvizim dhe se sjellja e tyre është kundërkushtetuese dhe e kundërligjshme”, ka thënë Ivanoviç.

Ai ka pohuar t’i kenë thënë pjesëtarët e xhandarmërisë se urdhri i tyre është nga Beogradi dhe se bllokada do të vazhdojë gjatë  Këtë kalim ilegal serbët kanë vazhduar ta përdorin në mënyrë që të anashkalojnë vendkalimin kufitar të ligjshëm në të cilin janë policia kufitare dhe doganierët e Kosovës.