Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 14:02

Mitrovicë – Paralajmërimi i kryetarit të Mitrovicës, Avni Kastrati, për heqjen e rrethojave të betonit rreth objektit të selisë së UNMIK-ut as sot nuk është realizuar. Në fakt, pas bisedimeve gjysmëorëshe që u zhvilluan midis përfaqësuesve të Komunës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës është arritur marrëveshje që rrethojat të largohen në vjeshtë të këtij viti. 

Deri më tani kanë kaluar disa afatizime të caktuara nga krerët komunale për largimin e rrethojave përreth hapësirave publike që mbahen të uzurpuara në afërsi të selive të institucioneve ndërkombëtare, por deri tash nuk janë respektuar vendimet e komunës. 

Sidoqoftë, pas bisedimeve gjysme ore që u zhvilluan të enjten mes përfaqësuesve të komunës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës është arritur marrëveshje që rrethojat të largohen në vjeshtë të këtij viti. 

Ushtruesi i detyrës së përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-ve, Robert Sorenson ka thënë se gjatë bisedës me kryetrarin Avni Kastrati janë dakorduar që deri më 1 tetor në ditën e UN-it, rrethojat të mos largohen. 

Sipas tij, rrethojat pas 10 ditë do të lëvizin disa metra më mbrapa për të liruar një pjesë të hapësirës. 

Ndërkaq kryetari i komunës Avni Kastrati u shpreh të jetë i kënaqur që më fund qytetarët e Mitrovicës do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këto hapësira të bukura dhe të gjelbëruara në qendër të qytetit. 

Thuhet se largimi i rrethojave të betonit para objektet të selisë së UNMIK-ut është zvarritur qëllimisht nga zyrtarët e këtij misioni. 

Këtë zvarritje ata e kanë bërë, sepse me largimin e rrethojave ata humbin benificionet, pasi aktualisht marrin 50 për qind shtesë të pagës për shkak të kinse rrezikshmërisë me të cilën a mund të ballafaqohen në pjesën jugore të Mitrovicës.