Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 20:21

Mungesa e transparencës së administratës së UNMIK-it në veri për shpenzimet e buxhetit, po i shkaktom probleme Komunës së Mitrovicës, e cila ndan rreth 30 % të buxhetit për këtë administratë. Këtë e ka shtuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin britanik, Ian Cliff. 

Kryetari Kastrati, tha se për vitin e kaluar nuk kanë asnjë sqarim të vetëm për shpenzimet që janë bërë. “Ata marrin buxhetin, por nuk janë transparent për shpenzimin e tij. Nuk bëjnë  asnjë raport për shpenzimet”. 

Ai vlerësoi faktin se administrata e UNMIK-ut në veri nuk është duke respektuar procedurat sa i përket menaxhimit të buxhetit. “Si pasojë e kësaj gjendjeje atje është krijuar një konfuzion i madh”.