Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 12:02

Tubimi elektoral i Partisë Radikale Serb, të Voisllav Sheshelit, ka dështuar të mbahet në verin e Mitrovicës kjo pasi zyrtarët e lartë radikalë nga Beogradi nuk arritën në Mitrovicë.

KFOR-i ka bllokuar radikalët duke mos lejuar ardhjen e tyre në veri të Mitrovicës ndërsa grupet kriminale serbe janë hakmarrë duke bllokuar menjëherë një eskortë të EULEX-it e cila po shkonte në drejtim të pikëkalimit kufitarë G31 në Bërnjak.

Siç ka njoftuar portali Lajmeshqip.com, ditë më parë Partia Radikale Serbe, kishte paralajmëruar mbajtjen e tubimit në veri të Mitrovicës duke premtuar se do të sillte me vete edhe shumë simpatizantë nga Serbia në mënyrë të oraganizuar.

Në këtë tubim që është mbajtuar pa prezencën e radikalëve nga Beogradi, kanë marrë pjesë një numër i vogël i banorëve të veriut të Mitrovicës.“Pjestarët italianë të KFOR-it i kanë ndaluar funksionarët e Partisë Radikale Serbe (SRS) që të shkojnë nga Zubin Potoku në Zveçan, ku më pas do të merrnin pjesë në mitingun që mbahej në Mitrovicë”, ka njoftuar burime të portalit.

KFOR ka ngritur pikëkontrolli në dalje të Zubin Potokut duke mos lejuar kalimin e autobusëve të radiklëve serbë. Në anën tjetër rruga Zubin Potok – Zveçan, në Jagenicë, gjatë ditës së hënë është bllokuar nga ushtarët e KFOR-it për më shumë se një orë, pasi serbët kishin penguar lëvizjen e automjeteve të EULEX-it.

Kjo ka ndodhuar si hakmarrje ndaj KFOR-it për mos lejimin e qarkullimit të autobusve me radikalë që kishin ardhur nga Serbia për në Mitrovicë. Serbët kanë penguar kalimin e automjeteve të EULEX-it, të cilat më pas janë kthyer në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës.

Grupet kriminale serbe prej një kohë të gjatë ndalojnë automjetet e EULEX-it duke kufizuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë të pjesëtarëve të misionit evropian. Sipas grupeve kriminale serbe, EULEX-it i lejohet vetëm një herë në ditë të kalojë nëpër këto rrugë për të arritur në veri, por jo më shumë.

Më 6 maj në veri të vendit nuk do të organizohen zgjedhjet lokale serbe, por vetëm ato parlamentare thonë burimet e portalit. Sipas këtyre burimeve, dy komunave të veriut të Kosovës, Zubin Potoku dhe Zveçani, krerëve dhe këshilltarëve ju mabron mandati.

Sipas burimit komunave të cilat ju ka mbaruar mandate i pushtetarëve lokalë, në vend të atyre që do të zgjidheshin, qeveria e re Serbe do të emërojë përkohësisht udhëheqës të rinj sipas ligjit për vetëqeverisjes lokale.

Ndërkaq, disa nga përfaqësuesit ilegalë të serbëve në veri të Kosovës, kanë apeluar tek pushtetarët në Beograd që gjithësesi të organizojnë zgjedhjet lokale serbe në territorin e Kosovës, në të kundërtën nuk do marrin pjesë as në zgjedhjet parlamentare.

Nëse nuk organizohen zgjedhjet lokale serbe në Kosovë, ne do të abstenojmë edhe nga zgjedhjet parlamentare dhe nuk do të ketë kurrfarë zgjedhjesh serbe këtu”- ka thënë Dobrosav Dobriç, i ashtuquajturi kryesues i kuvendit komunal të Zveçanit.

Në anën tjetër, kryetar i Këshillit Nacional Serb (KNS) të veriut të Kosovës, Millan Ivanoviç, ka paralajmëruar mbajtje të zgjedhjeve me çdo kusht në veri. Sipas tij, zgjedhjet do të organizohen njësoj siç ishte organizuar referendumi kundër institucioneve të Kosovës. 

Përkundër kërcënimeve nga të gjitha anët, ne në Kosovë jemi unikë në përpjekjet për realizimin e qëllimeve dhe interesave tona. Ashtu siç e mbajtëm referendumin, do t’i mbajmë edhe zgjedhjet lokale e parlamentare, ka paralajmëruar më herët Oliver Ivanoviç.