Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 09:00

Prishtinë – “Lumenjët dhe urat duhet të jenë ato që i bashkojnë njerëzit dhe jo t’i ndajnë”, deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratik të Dardanisë, akademiku Nexhat Daci, gjatë një vizite në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

“Duhet t’i lëmë të këqijat në mes kur është në pyetje kufiri shtetëror”, ishte mesazhi i tij duke folur për angazhimet e përbashkëta për Veriun e Kosovës. Në qytetin më të madh verior kosovar, të njohur për pasuritë nëntokësore të “Trepçës”, Daci tha se resurset që perëndia ia ka dhënë Kosovës mundësojnë një jetë normale për një popullatë tre-katër herë më të madhe se sa ajo që kemi sot në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë dhe në Veri, në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, Daci vizitoi  kullën e heroit të kombit, Isa Boletini, në fshatin Boletin.
Boletini, Kelmendi dhe Zhazha janë tre fshatrat e vetme shqiptare të Zveçanit, komunës së Veriut të Kosovës me shumicë serbe. (LajmeShqip.com)