Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 16:40

Prishtinë – Në veri të Mitrovicës ditëve të fundit situata ka qenë e qetë, por problem mbeten barrikadat në rrugët magjistrale të vendosura nga grupet serbe dhe strukturat paralele që veprojnë atje.

“Barrikadat janë duke krijuar probleme për jetën normale të qytetarëve, prandaj duhet të veprohet që të largohen sa më parë “, u tha në takimin e sotëm të Komitetit për siguri publike të komunës së Mitrovicës, ku po ashtu u raportua se gjatë dy netëve të fundit në lagjet me popullatë të përzier në veri, ka pasur të shtëna me armë që kanë shqetësuar popullatën.

Bala përshëndeti hapin e ndërmarrë nga Policia rajonale për hapjen e një nënstacioni policor në lagjen Kroi i Vitakut, me popullatë të përzier, në veri.

Komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se, “vendimi për hapjen e nënstacionit policor është marrë nga drejtoria rajonale e policisë”.

“Vendimi për vendosjen e kësaj pike statike, është bërë në parim me metodologjinë e re të punës në sektore”,  citoi ai nga zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës.