Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 20:24

Barikadat në dy arteriet kryesore të vendi atë të Ibrit që të shpie për në pikën kufitare G 1 në Jarinjë të Leposaviçit, dhe në atë të Adriatikut që shpie për në pinë kufitare G31 në Bërnjak të Zubin-Potokut, kanë filluar të mënjanohen ngadalë njoftojnë burimet.

Në anën tjetër nata e kaluar, disa barikada kanë vazhduar ende të ruhen nga grupet kriminale serbe.

Grupet kriminale serbe kanë hequar vetëm nga nje pjesë të barikadave e jo të tërën me mundësi që në këtë mënyrë të kontrollojnë levizjen e makinave dhe personave që mesyjnë veriun e Kosovës.

Edhe pse pjesërisht ( një shirit ) dy magjistralet e veriut po thujse janë liruar për qarkullim, pjestarë të NATO-s me autoblindat e tyre ende nuk kanë filluar qarkullimin në këto akse rrugore.

Ndërrimi i policëve të EULEX-it, të Kosovës si dhe doganierëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtar edhe të martën në dy pikat kufitare, është bërë përmes vijës ajrore duke mënjanuar atë tokësore nga frika e ndonjë sulmi të grupeve kriminale serb që po ruajnë barrikadat.

Këto grupe sipas burimeve janë të armatosur dhe ka persona që kanë ardhuar në ndihmë nga Serbia, Rusia dhe Republika Serbe e Bosnjes që sipas burimit janë kriminelë të luftërave e që janë duke u paguar nga strukturat kriminale të veriut të Kosovës të cila nga ana tjetër kanë edhe mbështetjen e Qeverisë së Beogradit.

Ndërsa grupet kriminale serbe janë duke kërkuar nga popullata që të mos lejojnë largimin e barrikadave me arsyetim se Qeveria e Beogradit i ka tradhëtuar.

Një thirrje  e tillë serbëve i është bërë edhe nga Millan Ivanoviç, kryetar i këshillit nacional serb.

Ivanoviç që hetohet për krim të organizuar dhe korrupsion edhe nga Beogradi, ka theksuar se Qeveria e Beogradit i ka shituar serbët e Kosovës për interesat e saj të ngushta me të vetmin qëllim që të anëtarësohet në BE, duke pranuar edhe pavarsinë e Kosovës pas marrëveshjes të nënshkruar në Bruksel mbi menaxhimin e kufijëve.