Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 20:09

Mitrovicë – Objekti i shkollës së mesme të lartë teknike “Arkitekt Sinani”, u përurua solemnisht në dyvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë shkollë mësojnë mbi 1200 nxënës, edhe objekti deri më sot nuk është pranuar teknikisht për shkak të shumë mangësive që janë lënë nga punkryesit si dhe nga mbikëqyrsit që qenë caktuar nga Ministria e Arsimit në atë kohë.

Objekti i ndërtuar krejt në kundërshtim me kushtet teknike dhe pa rrespektuar projektin paraprak është duke u shkatërruar, madje pa u pranuar teknikisht kanë bërë me dije zyrtarë të arsimit në Mitrovicë.

Në shkollë nuk funksionojnë nyjet sanitare, dhe punët e intenierit nuk janë kryer sipas projektit.

Në objekt nuk janë funksionale dyer e dritare, kulmi i shkollës pikon vazhdimisht. Zyrtarë të arsimit në Mitrovicë kanë theksuar se janë të shqetësuar për mënyrës si është ndërtuar kjo shkoll dhe është shqetësim I madhe edhe për sigurinë e nxënësve.

Si institucione komunale nuk kemi munduar të ndërrmarrim asgje edhe pse për cilësin e dobët të ndërtimit e kemi njoftuar edhe Ministrin e Arsimit në kompetencat dhe finansimit e të cilës është bërë ndërtimi i shkollës.

Shkolla ende nuk është pranuar teknikishte ndërsa që veq tri vite puna është duke vazhduar në të, ku objekt shkollor paraqet edhe rrezik për jetën e nxënësve. (LajmeShqip.com)