Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 17:21

Mitrovicë – Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur Khaldoun Sinon, shef  i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë.

Kastrati dhe Sino biseduan për një sërë temash. Kastrati tha se numri i incidenteve javëve të fundit është më i vogël por duhen ndërmarrë masa ndaj grupeve kriminale në very. Sipas Kastratit, vendosja e rendit dhe ligjit në veri është parakusht për progress në fushat tjera.

Ndërkohë, Sino duke folur për regjistrimin ka thënë se këtë përgjegjësi e ka UNOPS-i.

Cështja e kampeve të qytetarëve romë dhe tema të tjerë, ishin pjesë e biseidmeve në takimin ndërmjet Kastratit dhe Sinos.