Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 14:12

Mitrovicë – Mund të konsiderohet si loja, “macja me miun” atë që po bëjnë grupet kriminale serbe në veriun e Kosovës duke luajtur lojën e tyre me forcat ndërkombëtar në Kosovë sikurse në filmat vizatimor, ‘Tomi dhe Jery’.

Grupet kriminale serb në bazë të humorit që kanë, lejojnë forcat ndërkombëtare të kalojnë në veri apo nuk i lejojnë dhe e gjitha kjo kjo varet nga dëshira e tyre.

Vetëm gjatë javës së fundit këto grupet kriminale kanë ndaluar qarkullimin në veri të misionit evropian EULEX mbi 12 herë. Grupet serbe të dielen në orët e vona kanë bllokuar një konvoj të EULEX-it i cili nga Mitrovica ishte drejtuar për në pikalimin kufitarë në G 1 në Jarinjë të Leposaviçit.

Serbët kanë vendosur barrikada në rrugë në fshatin Dolane të Zvecanit duke iu bërë të pamundur lëvizjen pjestarëve të EULEX-it.

Në Dolane është nevojitur ardhja e një ofericeri amerikan të KFOR-it, për të liruar pjestarët e EULEX-it të cilët më pas janë kthyer prapa ndërsa serbet kanë larguar barrikadën nga rruga.

Gjatë javës së shkuar grupet kriminale serbe mbi 12 herë kanë bllokuar lëvizjet e EULEX-it për në pikalimin kufitarë G1 dhe G31, në veri të Kosovës.

Po ashtu në pikalimin kufitare G1 në Jarinjë nuk ka policë dhe doganier shqiptare atje ka vetëm ndërkombëtare.