Lajme Shqip Saturday, 12 January 2013 18:10

TIRANË – Lajmi i shpërndarë nga agjencitë e Perusë se ish-ministri peruan Augusto Blacker Miller, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2009 është arrestuar në Shqipëri shkaktoi sot sërë deklaratash nga radhët e PS, kryeministria, policia dhe Bashkia Fier. Sipas mediave peruane, ministri jo vetëm jetoi lirshëm në këtë vend, por ushtroi dhe një aktivitet biznesi. News24 e interesuar rreth këtyre të dhënave zbuloi ekstraktin nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve ku citohej se Miller ushtronte një aktivitet në fushën e trajtimit të plehrave.
Cështja e biznesit të peruanit në Shqipëri solli një përplasje mes kryeministrisë dhe selisë rozë që akuzuan njëri-tjetrin mbi lejimin e aktivitetit të tij në vend.
Ndërsa News24 bëri me dije lajmin prej mbrëmjes së të Premtes, sot pasdite Policia e Shtetit bëri me dije se nuk ka arrestuar asnjë person nga Peruja ndërsa theksoi se shtetasi Miller, nuk është në kërkim ndërkombëtar.

AGJENCITE PERUANE: ARRESTOHET ISH MINISTRI JONE NE SHQIPERI, ISHTE NE KERKIM NDERKOMBETAR
Arrestohet në Tiranë ish-ministri i Jashtëm peruan Augusto Blacker Miller. Lajmi u zbulua nga News24 në agjencitë online peruane, sipas të cilave Miller, një ish-ministër i regjimit fuxhimori ishte në kërkim ndërkombëtar nga interpoli që prej vitit 2009-të.

Edhe pse sipas mediave peruane arrestimi është konfirmuar nga prokurori vendas Hulio Arbizu, nuk ka një konfirmim zyrtare nga autoritet shqiptare. Në vitin 2009-të ish-diplomati peruan ishte arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk dihet se si ka dalë prej andej duke përfunduar në kontinentin europian, konkretisht në Shqipëri, shkruajnë mediat vendase sipas të cilave Miler është arratisur nga Peruja në tetor të 2005.

Auguso Blacker Miler akuzohej nga drejtësia peruane si një prej organizatoreve të grushtit të shtetit në vitin 1992 nga regjimi i Alberto Fujimori. Tashmë pritet të njoftohet në lidhje me procedurat e ekstradimit. 

NEWS24 ZBULON EKSTRAKTIN NË QKR
Ish-ministri i Jashtëm peruan Manuel Augusto Blacker Miller në kërkim ndërkombetar nga Interpoli që nga viti 2009, jo vetëm ka jetuar normalisht në Tiranë, por ka ushtruar dhe sipërmarrje private në Tiranë në fushën e trajtimit të plehrave. Pas denoncimit në Facebook nga ana e deputetit socialist Erjon Brace, News24 zbulon ekstraktin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve ku faktohet se Manuel Augusto Blacker Miller kishte ngritur në Shqiperi shoqërinë të quajtur “Apolonia Investmentes” një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar sic shkruhet në ekstrakt. Miller ka marrë drejtimin e Kompanisë si përfaqësues ligjor në shtator të 2012.

Shoqëria ishte themeluar në 26 korrik të këtij viti dhe ishte regjistruar dy ditë më vonë në gjykatë. Selia ishte në qendër të Tiranës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” te dy kullat. Shoqëria ishte ngritur mbi bazën e një kapitali fillestar prej 13.8 miliardë lekë. Sic shihet nga ekstrakti i QKR-së, Manuel Augusto Blacker Miller zotëronte 80% të aksioneve, ndërsa dy aksionere të tjerë rezultojnë italjane përkatësisht Alberto Paladini me 10% të aksioneve dhe shoqeria “IBS ITALIANA BUSINES SPORT” po me 10 për qind të aksioneve.

Në objektin e punës së kompanise shkruhet qartë: Ndërtim dhe zotërim të impianteve të përpunimit të mbetjeve urbane të të gjitha llojeve, prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastruktures për këtë qëllim. 

POLICIA:NUK ËSHTË ARRESTUAR SHTETASI PERUAN AUGUSTO BLACKER MILLER
Ndërsa agjencitë e lajmeve peruane njoftuan arrestimin në Shqipëri të shtetasit, Augusto Blacker Miller, Policia e Shtetit bëri me dije pasditen e se shtunes se nuk ka kryer asnjë arrestim të këtij personi.
“Lidhur me njoftimin e dhënë në disa media të shkruara dhe vizive, në lidhje me arrestimin nga strukturat e Policia e Shtetit shtetasit Augusto Blacker Miller, ju bëjmë me dije se:
Nga strukturat policire të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas Peruan me emrin Augusto Blacker Miller”.
Ish-ministri peruan, sipas Policisë së Shtetit shqiptar nuk rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Gjithashtu ju bëjmë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, theksoi Policia e Shtetit.

BRAÇE: I PËRFSHIRË NË BIZNESIN E PLEHRAVE, BERISHA E STREHOI
Deputeti socialist Erjon Braçe vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për arrestiin e ish-ministrit të Jashtëm të Perusë Augusto Blacker Miller, ka denoncuar aktivitetin e këtij të fundit në Shqipëri, si biznesmen  në importin dhe trajtimin e plehrave. Në faqen e tij personale në facebook, Braçe akuzon kryeministrin Berisha për afera me ish-ministrin peruan, duke mos lejuar për këtë arsye edhe hetimin e tij.

“Sali Berisha eshte perfshire “koke e kembe” ne mbrojtjen e ish ministrit te jashtem te peruse, i kerkuar nga interpoli!! E ka strehuar, e ka mbrojtur, e ka pritur, e ka mbeshtetur dhe i ka ngritur biznes dy hapa larg selise se qeverise, ne bulevardin Deshmoret e Kombit!! Ndaj Ministria Brendshme dje ka mohuar arrestimin dhe ka thene qartazi se nuk do ta arrestoje.Une kam prova!Dje agjensite e lajmeve ne Peru kane lajmeruar se ish ministri i Jashtem i ish Presidentit Fuxhimori, perfshire ne nje grusht shteti dhe i denuar per kete, i kerkuar nga Interpol eshte arrestuar ne Shqiperi! Por ai nuk eshte arrestuar. Ai eshte i lidhur keq dhe fort me Qeverine e Sali Berishes.Manuel Augusto Blacker Miller eshte banues dhe sipermarres ne Shqiperi! PO PO! TAMAM NE FUSHEN E IMPORTIT DHE TRAJTIMIT TE PLEHRAVE!!! Me 28 Korrik, ish ministri i Jashtem i Peruse, i kerkuar nga Interpoli ka krijuar ne Tirane kompanine e tij Apollonia Investments, nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, ku Manuel Augusto Blacker Miller i datelindjes 18.10.1945, lindur ne Lima Peru, banues ne Bulevardin Deshmoret e Kombit “Tëin Toëers Tirane, zoteron 80% te aksioneve. Ne objektin e punes se kompanise shkruhet qarte:Ndertim dhe zoterim te impianteve te perpunimit te mbetjeve urbane te te gjitha llojeve. Prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i perpunimit te mbeturinave dhe substancave te tjera nepermjet ngritjes se infrastruktures per kete qellim. Pas ketij “objekti” eshte nje projekt konkret: ngritja e nje impianti te tille, incenerator, ne hyrje te qytetit te Fierit, te prezantuar ne Qeverine e Sali Berishes, ministrine e Mjedisit, bashkine e Fierit dhe me mbeshtetje te plote sic thuhet ne dokumenta edhe nga keshilltarja per investimet e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli!! Impianti ka kapacitetin e nje perbindeshi dhe do te furnizohet nga importi i plehrave ne drejtim te tij, te Fierit!! Ndertimi i impiantit eshte penguar nga rezistenca e keshilltareve socialiste ne keshillin bashkiak te Fierit dhe nga deputetet socialiste ne ate Qark. Manuel Augusto Blacker Miller te pakten deri ne fund te vitit qe shkoi ka qene ne Shqiperi ne aktivitet te plote per lobimin ne favor te ketij projekti. Kete e provojne dhe nje sere dokumentash zyrtare qe deshmojne edhe per transaksione tregtare me firme te tij qe kane ndryshuar shpesh edhe perqindjen e aksioneve ne kompani. Por, kur ka qene kaq publik dhe ne kontakt me qeverine e sali berishes, si eshte e mundur qe ky i kerkuar nga interpoli nuk eshte ndaluar nga ministria e brendshme e Shqiperise? Ne dyshim eshte nje marreveshje e qarte me te, me kryeministrin Sali Berisha dhe qeverine e tij! Ky eshte skandali!!”, shkruan Brace në Facebook. 

PD, GUXHOLLI: KOMPANIA ËSHTË REKOMANDUAR NGA KREU BASHKISË FIER
Rreth cështjes së ish-ministrit peruan, këshilltarja e kryeministrit për cështjet ekonomike Suzana Guxholli theksoi se kompania është rekomanduar nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo.
“Sot mediat e kontrolluara nga Edi Rama dhe ndonje shpifes i paguar prej tij, mashtrojne opinionin publik lidhur me arrestimin nga Policia e Tiranes te Manuel Augusto Blacker Miller, ish-minister i jashtem i Peruse i kerkuar nga Interpol. Ky veprim i Policise se Tiranes hedh balte si mbi zotin Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij ashtu dhe mbi shpifesit e paguar qe ai nxjerr. Kompania ne fjale ne menyren me kembengulese dhe te perseritur eshte rekomanduar nga Kryetari socialist i Bashkise se Fierit zoti Baftjar Zeqo, jo me nje por me disa letra drejtuar kryeministrit por dhe me mesazhe sms. Nepermjet letrave dhe mesazheve insistuese te vazhdueshme Kryetari socialist i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqo i kerkon kryeministrit mbeshtetje per projektin e kesaj kompanie. Zoti Zeqo thekson ne letrat dhe mesazhet e tij se ka mese dy vjet qe bashkepunon ne menyre te suksesshme me kete kompani per realizimin e projektit te saj ne qytetin e Fierit.

Ne kete kuader, pas kerkeses se drejtuar kryeministrit nga zoti Baftjar Zeqo dhe perfaqesues te kesaj kompanie, perfaqesues te saj jane pritur ne takim nga keshilltarja e kryeministrit per ceshtjet ekonomike Suzana Guxholli, rregull ky i pandryshuar ne te gjitha kerkesat e autoriteteve vendore apo kompanive te biznesit, te cilet me pas drejtohen ne institucionet pergjegjese sipas fushave te projekteve. Duhet te kesh moralin e Edi Rames qe te shpifesh se qenka strehuar ne Tirane prane kryeministrise ai qe arrestohet nga autoritetet e policise shqiptare. Madje theksoj se eshte e vertete qe ai eshte strehuar ne Tirane por nga Fideli i tij ne Kullat Binjake prone e deputetit te PS Fidel Ylli”, reagoi Guxholli ne nje njoftim per shtyp.

‘APOLLONI INVESTMENT’: MILLER ËSHTË I LIRË
TV News 24 kontaktoi me kompaninë ‘Apolloni Investment’ të cilët mohuan lajmin se Miller është arrestuar. “Miller është i lirë, askush nuk e ka arrestuar. Ai po përgatit një komunikatë për shtyp dhe ne nuk mund të themi asgjë lidhur me këtë cështje”.
Burime konfidenciale nga ‘Apolloni Investment’ thanë për Neës24 se “z.Miller është në Shqipëri me vizë të rregullt”. 

BASHKIA FIER: MILLER KËRKOI TË INVESTOJË, NE I REKOMANDUAM TË MARRË LEJE NGA QEVERIA
Pas deklarimeve për shtyp të bëra nga këshilltarja e kryeministrit për çështjet ekonomike, Suzana Guxholli, Bashkia Fier sqaroi me një njoftim për shtyp mbi cështjen e ish-ministrit peruan. Sipas Bashkisë së Fierit, Miller ka bërë kërkesë për një investim në Fier dhe se Bashkia i kërkoi firmës që të marrë leje nga qeveria dhe pastaj të ushtrojë biznesin në Fier. Ja njoftimi i plotë.
“Kompania ”Apollonia Investmens”, drejtuar nga shtetasi Manuel Augusto Blacker Miller, regjistruar në Shqipëri, është paraqitur tri muaj më parë në Bashkinë Fier me ekstrakt të QKR për një projekt mbi ndërtimin e një impianti të përpunimit të mbetjeve urbane.
Ky projekt iu prezantua ekzekutivit dhe Këshillit të Bashkisë, dhe gjatë kohës që vazhdonin negociatat, Bashkia Fier e rekomandoi kompaninë në fjalë, që të pajisej me lejen e qeverisë shqiptare, ashtu sikurse ligji e parashikon.
Bëjmë me dije se projekti që i është paraqitur ekzekutivit të Bashkisë Fier është paraqitur, po ashtu, edhe në ministritë përkatëse si dhe kryeministri.
Bashkia Fier, si një ndër njësitë vendore me transparencë të plotë me qytetarin dhe në kërkim të investimeve serioze për qytetin ka mirëpritur të gjitha kompanitë e interesuara për të investuar në Fier”, thekson Bashkia e Fierit.(B.W/LajmeShqip.com)