Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 14:05

Prishtinë – Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Vecdi Gonul, ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës , Agim Çeku do ta vizitojë Turqinë nga 10 deri më 13 maj.

Gjatë vizitës, ministri Çeku do të marrë pjesë në Panairin Internacional të Industrisë së Mbrojtjes, “IDEF 2011”, i cili është i dhjeti me radhë dhe këtë vit organizohet në Stamboll.

Pjesëmarrja në këtë panair shihet si mundësi e promovimit të lidhjeve të mira ekzistuese dhe fillimin e thellimit e bashkëpunimin në të ardhmen.

“Në këtë panair do të marrin pjesë shumë ministra të mbrojtjes nga e tërë bota, dhe kjo është një mundësi për takime të shumta bilaterale në interes të FSK-së dhe Kosovës”, thuhet në një njoftim të MFSK-së.