Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 17:10

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot filloi vizitën njëditore në Zvicër, ku do të ketë takim me kryetaren e Konfederatës së Zvicrës dhe shefen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Hoxhaj dhe Presidentja e Konfederatës zvicerane, Micheline Calmy-Rey, do të nënshkruajnë një marrëveshje rrugore në mes të dy vendeve.
Me këtë rast, Ministri Hoxhaj për kontributin e jashtëzakonshme që Presidentja Calmey-Rey i ka dhënë Kosovës, do t’i dorëzojë çmimin Diaspora.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të shtetit zviceran dhe me përfaqësues të diasporës sonë.