Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 11:40

Prishtinë- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka udhëtuar  për një vizitë zyrtare në Itali dhe në Turqi.

Në Torino të Italisë, ministri Buja dhe delegacioni nga Kosova do të marrin pjesë në konferencën “Platforma e Ballkanit Përendimor për Arsim dhe Aftësim”, që do të mbahet me 7-8 maj.

Gjatë kësaj vizite, ministri Buja do të ketë takime edhe me homologë të ndryshëm nga vendet evropiane, të cilët marrin pjesë në këtë conference, njofton MASHT.

Ndërkaq, në Stamboll, ministri Buja do të marrë pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare për bashkëpunim në arsimin e lartë në kuadër të Unionit të Universiteteve euroaziatike.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Turqi, ministri Buja do të takohet edhe me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci.